Instalimi I Televizorit; Montimi I Televizorit Në Mur - Samsung UE40NU7192 User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

02 Instalimi i televizorit

Montimi i televizorit në mur
Nëse e montoni televizorin në mur, ndiqni udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit nga
prodhuesi. Në rast se nuk montohet siç duhet, televizori mund të rrëshqasë ose të rrëzohet, duke
shkaktuar lëndime të rënda te fëmijët apo të rriturit dhe dëmtim të rëndë të televizorit.
Për modele që nuk vijnë me përshtatës të bazamentit për mur, instalojini sipas figurës më poshtë përpara se të
instaloni bazamentin për mur.
• Shihni manualin e instalimit që vjen me mbajtësen e murit të Samsung-ut.
• Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të
personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.
• Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni
bazamentin për mur në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me shitësin tuaj më të afërt për
informacione të mëtejshme. Nëse e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të bjerë dhe
të lëndojë rëndë njerëzit përreth.
• Përmasat standarde të bazamentit për mur tregohen në tabelën në faqen vijuese.
• Nëse po instaloni bazament për mur të palës së tretë, kini parasysh se gjatësia e vidave që mund të
përdorni për montimin e televizorit në bazamentin për mur tregohet në kolonën "C" në tabelën në faqen
vijuese.
• Kur instaloni bazament për mur, ju rekomandojmë të shtrëngoni të katër vidat "VESA".
• Nëse dëshironi të instaloni një bazament për mur që montohet në mur duke përdorur vetëm dy vidat e
sipërme; sigurohuni që të përdorni bazament për mur të "Samsung" që mbështet këtë lloj instalimi. (Mund
të mos keni mundësi të blini këtë lloj bazamenti për mur, në varësi të rajonit gjeografik.)
Përshtatësi për montim në mur
Mbërthyesja
për montim
në mur
Përshtatësi për montim në mur
Mbërthyesja
për montim
në mur
Televizori
C
Televizori
C
Shqip - 7

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

7 seriesUe43nu7192

Table of Contents