Makita BO4900V Instruction Manual page 13

Hide thumbs Also See for BO4900V:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Vetëm për BO4900V
KUJDES:
Nëse vegla përdoret vazhdimisht në shpejtësi të
ulëta, motori do të mbingarkohet dhe do të nxehet.
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
5 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet pa fund
ndërmjet 4000 dhe 10 000 rrotullimeve për minutë duke
rrotulluar diskun e rregullimit të shpejtësisë, që është i
shënjuar nga 1 deri në 5. Shpejtësia më e lartë merret
kur disku është i kthyer në drejtim të numrit 5,
shpejtësia më e vogël merret kur është i kthyer në
drejtim të numrit 1. Vendosni shpejtësinë e dëshiruar të
veglës për llojin e punës.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e letrës abrazive.
Për letër abrazive të tipit konvencional me vrima të
shpuara paraprakisht (pajisje standarde):
Rrotullojeni levën shtrënguese në drejtim kundërorar.
Futeni skajin fundor të letrës në morsë duke i radhitur
vrimat e letrës me ato që ndodhen në pllakë. Më pas
rikthejeni levën shtrënguese në pozicionin fillestar për të
fiksuar letrën. Përsërisni të njëjtin proces për skajin
tjetër të veglës duke ruajtur tendosjen e duhur të letrës.
Fig.2
Për letrën abrazive të tipit konvencional pa vrima të
shpuara paraprakisht (aksesor):
Rrotullojeni levën shtrënguese në drejtim kundërorar.
Fusni fundin e letrës në shtrëngues, duke i vendosur
skajet e letrës drejt dhe paralel me anët e bazës. Më
pas riktheni levën shtrënguese në pozicionin fillestar për
të siguruar letrën. Përsërisni të njëjtin proces për skajin
tjetër të veglës duke ruajtur tendosjen e duhur të letrës.
Vendoseni pllakën e perforimit (aksesor opsional) mbi
letër me qëllim që pllaka e perforimit të jetë ngjitur me
anët e pllakës. Më pas shtypni pllakën e perforimit për
të bërë vrima në letër.
Fig.3
Për llojin e letrës smerile me kapje me vrima të
shpuara paraprakisht (aksesor):
Hiqni gjithë pluhurin ose materialet e huaja nga pllaka.
Vendosni letrën në pllakë duke bashkërenditur vrimat në
letër me ato në pllakë.
Fig.4
KUJDES:
Kurrë mos përdorni letër smerile të ndjeshme ndaj
trysnisë.
Vetëm për BO4901
Fig.5
SHËNIM:
Për të përdorur letrën abrazive me sistem me
kapje, fillimisht zëvendësoni pllakën. Hiqni pllakën
nga vegla me kaçavidë për letrën abrazive të tipit
konvencional.
Vendosni pllakën mbi vegël për letrën abrazive me
sistem me kapje (aksesor opsional). Shtrëngoni
mirë vidat për të siguruar pllakën.
Instalimi i qeses së pluhurit prej letre
(aksesor)
Vetëm për BO4900, BO4900V
Vendosni qesen prej letre të pluhurit në mbajtësen e
qeses së pluhurit me pjesën e përparme të drejtuar nga
lart. Vendosni kartonin fiksues të qeses prej letre të
pluhurit në kanalin e mbajtëses së qeses prej letre të
pluhurit.
Fig.6
Më pas shtypni pjesën e sipërme të kartonit fiksues në
drejtim të shigjetës për ta futur në kapëse.
Fig.7
Vendosni gjuhëzën e qeses prej letre të pluhurit në
udhëzuesin e mbajtëses së qeses prej letre të pluhurit.
Më pas instaloni grupin e mbajtëses së qeses prej letre
të pluhurit në vegël.
Fig.8
Fig.9
13

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Bo4900Bo4901

Table of Contents