Download Print this page

Stihl RM 248 T Instruction Manual page 314

Hide thumbs Also See for RM 248 T:

Advertisement

Shqip
► Mbajeni timonin (5) nga kllapat (6), që të
përkojnë vrimat.
► Fusni vidat (1 dhe 7) nga brenda për jashtë
përmes vrimave.
► Ktheni dadot kapëse në formë ylli (8) dhe
shtrëngojini mirë.
► Hiqeni tapën e kandelës.
► Shtypni e mbani dorezën e marsheve për
kositjen (9) tek timoni (5).
► Tërhiqeni dorezën e ndezjes (10) me ngadalë
në drejtim të udhëzuesit të kavos (11).
► Futeni dorezën e ndezjes (10) në udhëzuesin
e kavos (11).
► Lëshojeni dorezën e marsheve për kositjen
(9).
► Vendoseni sërish tapën e kandelës.
Timoni (5) nuk është e nevojshme të çmontohet.
6.2
Montimi, lidhja dhe shkëputja e
shportës së barit
6.2.1
Montoni shportën e barit
► Shtrëngoni pjesën e sipërme të shportës së
barit (1) me pjesën e poshtme të shportës së
barit (2).
Gjuhëzat (3) dhe vjaskat (5) duhet të jenë nga
brenda. Gjuhëzat (3) duhet të jenë në nivelin e
vrimave (4).
► Shtyji gjuhëzat (3) njëra pas tjetrës nëpër
vrima (4) nga mbrapa për përpara.
Gjuhëzat (3) puthiten me kërcitjen
karakteristike.
6.2.2
Varja në vend e shportës së barit
► Fikeni motorin.
314
6 Montimi i kositëses së barit
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Hapni dhe mbani kapakun e daljes (1).
► Kapni shportën e barit (2) nga doreza kapëse
(3) dhe vareni nga grremçat (4) te mbajtëset
(5).
Kapaku (6) duhet mbyllur.
► Vendosni kapakun e daljes (1) mbi shportën e
barit (2).
6.2.3
Shkëputja e shportës për mbledhjen e
barit
► Fikeni motorin.
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Hapni dhe mbani kapakun e daljes.
► Hiqeni shportën për mbledhjen e barit nga
doreza për lart.
► Mbyllni kapakun e daljes.
6.3
Mbushja me vaj motori
Vaji i motorit vajos dhe ftoh motorin.
Specifikimi i vajit të motorit dhe sasia e mbushjes
përcaktohen në udhëzimet e përdorimit të
motorit.
UDHËZIM
■ Motori nuk vjen kurrë i mbushur me vaj në
çastin e dorëzimit. Nisja e motorit pa vaj apo
me pak vaj motori mund ta dëmtojë korrësen e
barit.
► Kontrolloni nivelin e vajit të motorit përpara
çdo procesi nisjeje dhe rimbusheni me vaj
motori nëse është nevoja.
► Mbusheni vajin e motorit sipas përshkrimit në
udhëzimet e përdorimit të motorit.
0478-111-9848-B

Hide quick links:

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Rm 253 t