Download Print this page

Samsung PS43D450 User Manual page 128

Hide thumbs Also See for PS43D450:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për më shumë informacione se si mund të përdorni manualin elektronik (fq. 14)
Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja
e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
1.
Funksionet që lidhen me TV dixhital (DVB) disponohen vetëm në vendet/zonat ku transmetohen sinjalet dixhitale tokësore DVB-T (MPEG2 dhe
MPEG4 AVC) ose aty ku mund të keni akses tek një shërbim TV kabllor DVB-C (MPEG2 dhe MPEG4 AAC). Ju lutemi konsultohuni me shitësin tuaj
vendor për mundësinë e marrjes së sinjalit DVB-T ose DVB-C.
DVB-T është konsorciumi standard evropian DVB për transmetimin e televizionit tokësor dixhital dhe DVB-C është për transmetimin e TV dixhital mbi
2.
atë kabllor. Megjithatë, disa veçori të dukshme si EPG (Electric Programme Guide), VOD (Video On Demand) dhe kështu me radhë, nuk përfshihen në
këto specifikime. Kështu që, për momentin nuk funksionojnë.
3.
Megjithëse ky TV përmbush standardet më të fundit DVB-T dhe DVB-C, duke filluar nga [gushti 2008], përputhshmëria me transmetimet e ardhshme
tokësore dixhitale DVB-T dhe me ato dixhitale kabllore DVB-C nuk mund të garantohet.
4.
Në varësi të vendeve/zonave ku përdoret ky TV, disa ofrues të shërbimit TV kabllor mund të kërkojnë një tarifë shtesë për këtë shërbim dhe mund t'u
kërkohet të pranojnë kushtet e biznesit të tyre.
5.
Disa funksione të TV dixhital mund të mos disponohen në disa vende ose rajone dhe DVB-C mund të mos funksionojë siç duhet me disa ofrues të
shërbimit kabllor.
6.
Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni qendrën lokale të kujdesit për klientin të Samsung-ut.
Cilësia e marrjes së TV-së mund të ndikohet nga ndryshimet në metodën e transmetimit nga njëri vend në tjetrin. Kontrolloni performancën e
TV-së te shitësi vendor i autorizuar i SAMSUNG-ut, ose kontaktoni qendrën telefonike të Samsung-ut nëse mund të përmirësohet apo jo duke
rikonfiguruar vendosjen e TV-së.
Ruajtja e imazhit në ekran
Mos shfaqni imazh të palëvizshëm (si imazhet në lojërat me video) në panelin e ekranit plazma për më shumë se disa minuta sepse mund të
shkaktojë mbetje të imazhit në ekran. Kjo ruajtje e imazhit njihet gjithashtu si "djegie e ekranit". Për të shmangur një mbetje të tillë të imazhit, zvogëloni
shkallën e ndriçimit dhe kontrastit të ekranit nuk shfaqni një imazh të palëvizshëm.
Nxehtësia në pjesën e sipërme të TV Plazma
Pjesa e sipërme e produktit mund të jetë e nxehtë pas një periudhe të gjatë përdorimi, pasi nxehtësia shpërndahet nga paneli nëpërmjet vrimës së
ajrimit në pjesën e sipërme të produktit.
Kjo është normale dhe nuk sinjalizon ndonjë të metë ose mosfunksionim të produktit.
Megjithatë, fëmijët nuk duhet të lejohen të prekin pjesën e sipërme të produktit.
Produkti bën një zhurmë "kërcitëse".
Zhurma "kërcitëse" mund të ndodhë kur produkti tkurret ose bymehet për shkak të një ndryshimi në mjedisin rrethues, si p.sh. temperatura ose
lagështira. Kjo është normale dhe jo një e metë e njësisë.
Të metat e elementeve
PDP përdor një panel të përbërë nga 2 360 000 pikëza (të nivelit HD) deri në 6 221 000 pikëza (të nivelit FHD), të cilat kërkojnë një teknologji të
sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të jenë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në
funksionimin e produktit.
Shmangni përdorimin e TV-së në temperaturat nën 41°F (5°C)
Një imazh i palëvizshëm i shfaqur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm në panelin PDP.
Shikimi i TV Plazmës me format 4:3 për një periudhë të gjatë kohe mund të lërë gjurmë të kufijve që shfaqen në të majtë, në të
djathtë dhe në qendër të ekranit, të shkaktuar nga ndryshimi i nxjerrjes së dritës në ekran. Luajtja e një pajisjeje DVD ose një konsolë
lojërash mund të shkaktojë ndikime të ngjashme në ekran.
Dëmtimet e shkaktuara nga ndikimet e mësipërme nuk mbulohen nga Garancia.
Mbetja e imazheve në ekran.
Shfaqja e imazheve të palëvizshme nga lojërat video dhe PC-ja për më gjatë se një periudhë e caktuar kohe mund të prodhojë mbetje të pjesshme të
imazhit.
Për të parandaluar këtë efekt, zvogëloni "shkëlqimin" dhe "kontrastin" kur shfaqni imazhet e palëvizshme për një kohë të gjatë.
Garancia
Garancia nuk mbulon asnjë dëmtim të shkaktuar nga ruajtja e imazhit.
Djegia e ekranit nuk është e mbuluar nga garancia.
Njoftim për TV dixhital
Udhëzimet e përdoruesit
Shqip - 2

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Ps43d451Ps43d452Ps51d450Ps51d451Ps51d452