Samsung UE55MU9000 User Manual page 217

9 series
Hide thumbs Also See for UE55MU9000:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërim për figurat fikse
Shmangni shfaqjen e figurave fikse (si p.sh. skedarët e figurave jpeg), të elementeve të figurave fikse (si p.sh. stemat
e kanaleve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose të programeve në pamje panoramike
apo format figure 4:3 në ekran. Nëse shfaqni vazhdueshëm figura fikse, mund të ndodhë djegie e figurës në ekranin
LED duke ndikuar në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti negativ, ndiqni rekomandimet më poshtë:
• Shmangni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.
• Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit
për një përshtatje sa më të mirë.
• Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.
• Përdorini të gjitha veçoritë e televizorit për të ulur mbetjen e figurave dhe djegien e figurës në ekran. Për hollësi,
drejtojuni manualit elektronik.
Kujdesi për televizorin
• Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të
mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni
televizor.
• Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë
pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me
kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.
• Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj
lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose goditje
elektrike.
• Për të pastruar ekranin, fikni televizorin, fshini me kujdes njollat dhe
shenjat e gishtave në panel me një leckë me mikrofibra. Pastrojeni
trupin ose panelin e televizorit me një leckë me mikrofibra të njomur
me pak ujë. Pas kësaj, thani lagështirën me një leckë të thatë. Kur
pastroni, mos ushtroni shumë forcë mbi sipërfaqen e panelit sepse
mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjëherë lëngje të djegshme
(benzen, hollues etj.) ose solucion pastrimi. Për njolla të vështira,
spërkatni në një leckë me mikrofibra pak lëng pastrimi për ekran
dhe më pas përdoreni atë për të fshirë njollat.
Shqip - 17

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents