LG MFL68484515 Owner's Manual page 420

Table of Contents

Advertisement

MIRËMBAJTJA / ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Pastrimi i TV-së
Pastrojeni TV-në tuaj rregullisht për të ruajtur performancën më të mirë dhe për të rritur jetëgjatësinë e produktit.
Sigurohuni që fillimisht të fikni televizorin dhe të hiqni kabllon elektrike dhe të gjitha kabllot e tjera.
Kur TV-ja nuk do të hapet dhe nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, hiqni kabllon elektrike nga
priza në mur për të shmangur dëmtimet e mundshme nga rrufetë ose nga luhatjet e energjisë.
Ekrani, kuadroja, mobilja e TV-së dhe mbështetësja
Për të hequr pluhurin ose papastërtitë e vogla, pastrojeni sipërfaqen me një leckë të thatë, të pastër dhe të butë.
Për të hequr papastërtitë e mëdha, pastrojeni sipërfaqen me një leckë të lagur me ujë të pastër ose me detergjent
të holluar. Më pas fshijeni menjëherë me një leckë të thatë.
Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit sepse mund të dëmtohet.
Mos shtyni, mos fërkoni dhe mos godisni sipërfaqen me thonj ose me ndonjë objekt të fortë, sepse mund të
gërvishtë ekranin dhe të krijojë deformime të figurës.
Mos përdorni kimikate, sepse mund të dëmtojnë ekranin.
Mos spërkatni lëngje mbi sipërfaqe. Nëse uji futet në TV, kjo gjë mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose defekt.
Pastroni rregullisht kabllon elektrike nga papastërtitë dhe nga pluhuri që mblidhet aty.
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Televizori nuk mund
të kontrollohet nga
telekomanda.
Nuk nxjerr as figurë as
zë.
Televizori fiket
papritmas.
Kur lidheni me PC-në
(HDMI/DVI), afishohen
mesazhet "S'ka sinjal" ose
"Format i pavlefshëm".
Zgjidhja
Kontrolloni sensorin e telekomandës së produktit dhe riprovoni.
Kontrolloni nëse ka ndonjë pengesë midis produktit dhe telekomandës.
Kontrolloni nëse bateritë funksionojnë ende dhe nëse janë instaluar siç duhet
(
,
).
Kontrolloni nëse produkti është ndezur.
Kontrolloni nëse kordoni elektrik është lidhur siç duhet me prizën.
Kontrolloni nëse ka ndonjë problem me prizën duke lidhur produkte të tjera.
Kontrolloni cilësimet e kontrollit të energjisë. Thjesht mund të jetë ndërprerë
rryma.
Kontrolloni nëse veçoria Gatishëri Automat. (Në varësi të modelit) /
Kohëmatësi i fikjes / Koha e fikjes është aktivizuar te parametrat e KOHA.
Nëse nuk ka sinjal kur televizori është i ndezur, ky i fundit do të fiket
automatikisht pas 15 minutash qëndrimi në gjendje joaktive.
Fikni/ndizni TV-në me anë të telekomandës.
Rilidhni kabllon HDMI.
Rindizni PC-në me TV-në e ndezur.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents