Samsung UE40H6500 User Manual page 122

Led tv
Hide thumbs Also See for UE40H6500:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE - MOS E HAPNI
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE,
MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK
KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI
PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.
Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme dhe të poshtme hapen për ajrosjen e nevojshme. Për të garantuar funksionim të
qëndrueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe hapësira nuk duhet të bllokohen apo mbulohen kurrë.
-
Mos e mbuloni pajisjen në vende të izoluara, si për shembull në rafte librash ose mobilie inkaso, nëse nuk kanë ajrosjen e duhur.
-
Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi rezistenca ngrohëse, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj
rrezeve të diellit.
-
Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit në kuzhinë ose makinës larëse, në
sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar.
Sigurohuni të hiqni kordonin elektrik nga priza përpara se ta pastroni.
Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara, duke
marrë parasysh faktorët mjedisorë. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
Kordonët elektrikë duhet të sistemohen në mënyrë që të mos shkelen apo të kapen nga objekte që vendosen mbi to, duke i kushtuar vëmendje
sidomos pjesës së kordonit pranë prizës, ushqyesve dhe pjesës ku dalin nga pajisja.
Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur është e pambikëqyrur, apo kur nuk përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe shkëputeni
sistemin e antenës apo kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e linjës elektrike.
Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me prizën e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i caktuar i ushqyesit të korrespondojë me linjën lokale
elektrike.
Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të krijojë rrezik goditjeje elektrike.
Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar.
Sigurohuni ta shtyni kordonin elektrik derisa të futet mirë. Kur të hiqni kordonin elektrik, sigurohuni ta kapni nga spina për ta hequr nga priza. Mos
e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni
shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit.
Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse nuk do ta përdorni televizorin ose nëse do të largoheni nga shtëpia për kohë të gjatë (sidomos kur në
shtëpi do të qëndrojnë vetëm fëmijë, të moshuar ose persona me aftësi të kufizuara).
-
Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke rezultuar në lëshim shkëndijash dhe nxehje të
kordonit elektrik ose prishje të izolantit.
Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit kur e instaloni televizorin në vend me shumë pluhur, me temperaturë të lartë ose të
ulët, me shumë lagështi, me substanca kimike dhe në rastet kur punon 24 orë rresht, si në aeroporte, stacione treni etj. Përndryshe, televizori
mund të dëmtohet rëndë.
Përdorni spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.
-
Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.)
Për të shkëputur pajisjen nga priza, duhet të hiqet spina, ndaj kjo duhet të lidhet diku ku mund të arrihet lehtë.
Mos lejoni fëmijët të varen nga produkti.
Ruajini aksesorët (bateritë, etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët.
Mos e instaloni produktin në vende të paqëndrueshme, si për shembull në rafte të lëvizshme, në dysheme të pjerrëta ose në vende ku mund të
ekspozohen ndaj dridhjeve.
Mos e rrëzoni produktin dhe mos e godisni. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
Hiqeni kordonin elektrik nga priza dhe fshijeni produktin me një copë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli,
holluesit, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Përndryshe, mund t'i dëmtoni pamjen ose mund të fshini shkronjat mbi
produkt.
Pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve.
Mos i hidhni bateritë në zjarr.
Mos krijoni qark të shkurtër, mos çmontoni ose mos mbinxehni bateritë.
Nëse bateritë nuk vendosen siç duhet, mund të ketë rrezik shpërthimi. Zëvendësojini me bateri lloji të ngjashëm apo ekuivalent.
PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË OSE FLAKËT E TJERA TË EKSPOZUARA LARG
PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.
* Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit
aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt, sepse ai
është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme sigurie
Lexoni seksionin përkatës me shenjën që ndodhet mbi produktin tuaj Samsung përpara
se të instaloni produktin.
Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë.
Është e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme
të produktit.
Ky simbol tregon se brenda produktit ndodhet
literatura e nevojshme në lidhje me përdorimin dhe
mirëmbajtjen.
Shqip - 2

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents