LG 39LF56 Series Owner's Manual page 256

Hide thumbs Also See for 39LF56 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• 
Ekspert 1, 2 : Meny për rregullimin e cilësisë së figurës
që i mundëson ekspertëve dhe amatorëve të kenë pamjen më të
mirë në televizor. Kjo është menyja e rregullimit që ofrohet për
profesionistët e certifikuar nga ISF-ja për sintonizimin e figurës.
(Logoja ISF mund të përdoret vetëm në televizorët e certifikuar
nga ISF-ja.)
ISFccc: Kontrolli i kalibrimit i certifikuar nga Imaging Science
Foundation (Fondacioni i Shkencës së Imazherisë)
•  Në varësi të sinjalit hyrës, gama e disponueshme e opsioneve te
paraqitjes mund të ndryshojë.
• 
Modaliteti ekspert është për profesionistët e sintonizimit
të figurës që të kontrollojnë dhe të sintonizojnë duke përdorur një
figurë të caktuar. Për figura normale, efektet mund të mos jenë
shumë të ndjeshme.
•  Funksioni ISF disponohet vetëm në disa modele.
Për të caktuar kontrollin e avancuar
SETTINGS
FIGURA
Regjimi i pamjes
/ Kontrolli ekspert
Kalibron ekranin për çdo opsion pamjeje ose rregullon cilësimet e figurës
për ekran të veçantë. Fillimisht zgjidhni Regjimin e pamjes sipas
dëshirës.
•  Kontrasti dinamik : Rregullon kontrastin në nivel optimal sipas
ndriçimit të figurës.
•  Ngjyra dinamike : Rregullon ngjyrat për ta shfaqur figurën në
ngjyra më natyrale.
•  Ngjyra e veshjes : Cakton veçmas spektrin e ngjyrës së veshjes për
ta aplikuar ngjyrën e veshjes sipas përcaktimit të përdoruesit.
•  Ngjyrë Qielli : Ngjyra e qiellit caktohet veçmas.
•  Ngjyrë Bari: Spektri natyral i ngjyrës (lëndina, kodra etj.) mund të
caktohet veçmas.
•  Gama : Cakton kurbën e gradimit sipas daljes së sinjalit të figurës
në lidhje me sinjalin hyrës.
•  Diapazoni i ngjyrave : Zgjedh diapazonin e ngjyrave që mund
të shfaqen.
•  Rritësi anësor : Shfaq anë më të pastra dhe më të dallueshme, por
gjithsesi natyrale të videos.
•  Modeli ekspert : [Në varësi të modelit]
Modelet e përdorura për rregullimin ekspert
•  Filtri i ngjyrave : Filtron një spektër specifik të ngjyrave në
ngjyra RGB për të sintonizuar me saktësi ngopjen e ngjyrave dhe
ngjyrimin.
•  Temperatura e ngjyrës : Rregullon tonalitetin e përgjithshëm të
ekranit sipas dëshirës. Në modalitetin Ekspert, sintonizimi mund të
caktohet përmes metodës Gama etj.
•  Sistemi i menaxhimit të ngjyrave : Ky është sistemi që përdorin
ekspertët kur rregullojnë ngjyrën me një model testimi. Ata mund
të zgjedhin nga gjashtë zona ngjyrash (E kuqe / Jeshile / Blu / E
kaltër në të gjelbër / E purpurt / E verdhë) pa ndikuar ngjyrat e
tjera. Për figura normale, rregullimet mund të mos rezultojnë në
ndryshime të ndjeshme të ngjyrave.
•  Super Rezolucion : [Në varësi të modelit]
Rregullon rezolucionin për të qartësuar figurat e errëta dhe të
turbullta.
•  Në varësi të sinjalit hyrës ose të cilësimeve të tjera të figurës, gama
e elementeve të detajuara për rregullim mund të ndryshojë.
16
Për të caktuar opsione shtesë të figurës
SETTINGS
[Në varësi të modelit]
Rregullon vlerat e imazheve deri ne detaje.
•  Reduktimi i zhurmës : Eliminon zhurmën në figurë.
•  Pakësim i Zhurmës MPEG : Eliminon zhurmën e krijuar gjatë
krijimit të sinjaleve të figurës dixhitale.
•  Niveli i zi : Rregullon ndriçimin dhe kontrastin e ekranit për t'iu
përshtatur nivelit të zi të figurës hyrëse duke përdorur të zezën
(nivelin e zi) e ekranit.
•  Kinema e vërtetë : Ndihmon në mbajtjen e ekranit në gjendje
optimale.
•  Kujdesi për sytë nga lëvizja / Kursim inteligjent i energjisë
: [Në varësi të shtetit] Kursen energji duke rregulluar ndriçimin në
lidhje me lëvizjen e figurës në ekran.
•  Errësim lokal LED : [Në varësi të modelit] Ndriçon zonat e
shndritshme dhe errëson zonat e errëta të figurës për kontrast
Kontrolli i avancuar
maksimal dhe turbullim minimal duke reduktuar konsumin e
energjisë.
- Joaktiv : Çaktivizon funksionin e errësimit lokal LED.
- I Ulët/Mesatare/I Lartë : Ndryshon raportin e kontrastit.
•  TruMotion : [Në varësi të modelit] Optimizon cilësinë e figurës për
figurat që lëvizin shpejt.
- Joaktiv : Çaktivizon TruMotion.
- E butë : Zbut figurat që lëvizin shpejt.
- Pastroni : Qartëson figurat që lëvizin shpejt.
- Përdoruesi : Cakton De-judder / De-blur manualisht.
De-Judder: Rregullon dridhjen e ekranit.
De-Blur: Redukton efektet e turbullimit të lëvizjes.
Automatik nënkupton që shkalla e dridhjes dhe e turbullimit
që varet nga gjendja e videos në hyrje kontrollohet nga regjimi
TruMotion.
•  Në varësi të sinjalit hyrës ose të cilësimeve të tjera të figurës, gama
e elementeve të detajuara për rregullim mund të ndryshojë.
Për të përdorur funksionin Kursimi i energjisë
SETTINGS
Kursen energjinë elektrike duke rregulluar shkëlqimin e ekranit.
•  Automatik : [Në varësi të modelit]
Sensori i televizorit dikton ndriçimin e mjedisit dhe rregullon
automatikisht ndriçimin e ekranit.
•  Joaktiv : Çaktivizon Kursimin e energjisë.
•  Minimum / Mesatare / Maksimum : Zbaton Kursimin e
paracaktuar të energjisë.
•  Video pa zë : Ekrani fiket dhe dëgjohet vetëm zëri. Shtypni cilindo
buton në telekomandë përveç butonit të energjisë për ta rindezur
ekranin.
FIGURA
Regjimi i pamjes
Opsioni i Figurës
FIGURA
Kursimi i energjisë

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents