Makita DML805 Instruction Manual page 74

Corded and cordless led worklight
Hide thumbs Also See for DML805:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI FUNKSIONAL
KUJDES:
• Gjithmonë sigurohuni që ndriçuesi të jetë fikur, hequr
nga priza dhe të jetë hequr bateria para rregullimit ose
kontrollimit të ndriçuesit.
Përdorimi i baterisë:
Instalimi ose heqja e baterisë
KUJDES:
• Gjithmonë fikeni ndriçuesit dhe hiqeni nga priza para se
të instaloni ose hiqni baterinë.
• Mbajeni ndriçuesit dhe baterinë fort kur instaloni
ose hiqni baterinë. Mosmbajtja e ndriçuesit dhe
baterisë fort mund të shkaktojë rrëshqitjen e tyre nga
duart dhe të rezultojë në dëmtimin e ndriçuesit dhe
baterisë si dhe lëndime personale.
Për të instaluar baterinë, lëshojeni bllokuesin e kapakut
dhe hapni kapakun e baterisë. Dhe futeni baterinë.
Drejtojeni gjuhëzën e baterisë me kanalin e strukturës
dhe rrëshkiteni në vend. Futeni deri në fund derisa të
kërcasë në fole me një kërcitje të lehtë. Më pas mbylleni
kapakun e baterisë. (Fig. 2)
Për të hequr baterinë, rrëshkiteni nga ndriçuesi ndërsa
rrëshkisni butonin në pjesën e përparme të baterisë.
KUJDES:
• Gjithmonë instalojeni baterinë plotësisht në vendin
e vet. Nëse jo, mund të bjerë padashje jashtë nga
ndriçuesi duke shkaktuar plagosjen tuaj apo të dikujt
afër jush.
• Mos e instaloni baterinë me forcë. Nëse bateria nuk
rrëshqet lehtësisht, nuk është futur si duhet.
Përdorimi me rrymën elektrike:
Lidheni fishën me një prizë elektrike. (Fig. 3)
Ndezja e ndriçimit LED (Fig. 4)
Shtypni çelësin një herë, drita ndriçon fort (modalitet i
lartë). Shtypni çelësin sërish, drita ndriçon mesatarisht
(modalitet i ulët). Për ta fikur dritën, shtypeni edhe
njëherë çelësin.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë (Fig. 5)
Ndriçuesi është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
baterisë për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.
Kur bateria bie, dritat LED fiken përveç një drite LED (drita
në qendrën e vijës së dytë). Më pas, pas përafërsisht
pesë deri dhjetë minuta më vonë, sistemi ndërpret
automatikisht rrymën.
PËRDORIMI
KUJDES:
• Projektori synohet të përdoret për punë në terren. Mos e
përdorni projektorin ndriçues për punë shtëpiake.
• Gjithmonë vendoseni ndriçuesin në një sipërfaqe të
sheshtë dhe të qëndrueshme. Në të kundërt mund të
ndodhë një aksident rrëzimi.
Rregullimi i këndit të projektorit (Fig. 6)
Lironi rrotëzat në të dyja anët. Rregullimi i këndit të
projektorit. Më pas shtrëngoni përsëri rrotëzat.
74
Përdorimi i një trekëmbëshi ose morse (pjesë
shtesë opsionale) (Fig. 7)
KUJDES:
• Lexoni me kujdes manualët e udhëzimit të pajisjeve
shtesë para se t'i përdorni me projektorin e ndriçimit.
• Kur përdorni trekëmbëshin ose morsën, mos lejoni që
lartësia të tejkalojë 1,75 m.
Mund ta vendosni projektorin mbi trekëmbësh ose
morsë për të lehtësuar përdorimin.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
• Gjithmonë sigurohuni që ndriçuesi të jetë fikur, të jetë
hequr nga priza dhe bateria të jetë hequr para se të
përpiqeni të kryeni inspektimin ose mirëmbajtjen.
• Kurrë mos përdorni vajguri, benzinë, hollues, alkool
ose lëndë të ngjashme. Mund të krijojnë çngjyrime,
deformime ose plasaritje.
Nga përdoruesi duhet të kryhen vetëm punimet për
mirëmbajtje të përshkruara në këtë manual përdorimi.
Të gjitha punimet e tjera duhet të kryhen nga qendrat e
autorizuara të shërbimit të Makita-s.
Pastrimi
Herë pas here fshini pjesën e jashtme të ndriçuesit
(trupin e ndriçuesit) duke përdorur një rrobë të njomur
me ujë me sapun.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË e
produktit, riparimet dhe mirëmbajtja ose rregullimet e
tjera duhet të kryhen vetëm nga Qendrat e Autorizuara
të Shërbimit Makita dhe gjithmonë duke përdorur pjesë
këmbimi të markës Makita.
PJESË SHTESË OPSIONALE
KUJDES:
• Këto pjesë ose pajisje shtesë rekomandohen të
përdoren me ndriçuesin tuaj Makita të specifikuar në
këtë manual. Përdorimi i pjesëve ose pajisjeve shtesë
të tjera mund të paraqesin rrezik lëndimi për persona
të tjerë. Pjesët ose pajisjet përdorini vetëm për qëllimin
e tyre të përcaktuar.
Nëse ju nevojitet ndihmë ose më shumë detaje për
këto pjesë, kërkoni ndihmë nga qendra e shërbimit të
Makita-s.
• Bateria dhe karikuesi origjinal nga Makita
• Trekëmbëshi
• Morsa
• Film kundër shkëlqimit
SHËNIM:
• Disa artikuj në listë mund të përfshihen në ndriçuesin
e mjetit si pjesë shtesë standarde. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents