Makita HP488D002 Instruction Manual page 19

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Kutia e baterisë është e pajisur me sistemin e mbrojtjes,
i cili ndërpret automatikisht energjinë në dalje për
jetëgjatësi më të madhe shërbimi.
Vegla ndalon ndërkohë që është në punë kur ajo dhe/
ose bateria gjenden në situatën e mëposhtme. Kjo
shkaktohet nga aktivizimi i sistemit të mbrojtjes dhe nuk
tregon problem të veglës.
Kur vegla/bateria është e mbingarkuar:
Në këtë moment, lëshoni këmbëzën e çelësit,
hiqni kutinë e baterisë, largoni shkaqet e
mbingarkimit dhe më pas tërhiqeni këmbëzën e
çelësit sërish për ta rindezur.
Kur qelizat e baterisë nxehen:
Nëse bëhet ndonjë veprim me këmbëzën e
çelësit, motori do të mbetet i fikur. Në këtë
moment, ndaloni përdorimin e veglës dhe ftohni
kutinë e baterisë.
Kur ulet kapaciteti i mbetur i baterisë:
Nëse tërhiqni këmbëzën e çelësit, motori ndizet
sërish, por fiket shpejt. Në këtë rast, për të
parandaluar shkarkimin e tepërt, hiqni kutinë e
baterisë nga vegla dhe ngarkojeni atë.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.2: 1. Çelësi
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.3: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
KUJDES:
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
Kur nuk e përdorni veglën,
KUJDES:
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Ndryshimi i shpejtësisë
► Fig.4: 1. Leva e ndryshimit të shpejtësisë
KUJDES:
Vendosni gjithmonë leva për
ndryshimin e shpejtësisë në pozicionin e duhur.
Nëse përdorni veglën duke vendosur levën e
ndryshimit të shpejtësisë midis anës "1" dhe "2", vegla
mund të dëmtohet.
KUJDES:
Mos e përdorni levën e ndryshimit
të shpejtësisë ndërsa është duke punuar. Vegla
mund të dëmtohet.
Numri i
Shpejtësia
afishuar
1
2
Për të ndryshuar shpejtësinë, në fillim fikni veglën.
Shtyni levën e ndryshimit të shpejtësisë që të afishojë
"2" për shpejtësi të lartë dhe "1" për shpejtësi të ulët.
Përpara përdorimit, sigurohuni që leva e ndryshimit të
shpejtësisë të jetë vendosur në pozicionin e duhur.
Nëse shpejtësia e veglës ulet shumë gjatë përdorimit
me afishimin "2", shtyjeni levën në afishimin "1" dhe
rifilloni përdorimin.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
KUJDES:
Vendosni gjithmonë unazën siç
duhet në shenjën e regjimit tuaj të preferuar. Nëse
përdorni veglën duke vendosur unazën midis
shenjave të regjimit, vegla mund të dëmtohet.
► Fig.5: 1. Unazë për ndryshimin e mënyrës së
veprimit 2. Shenja 3. Shigjeta
Kjo vegël ka tre modalitete pune.
Regjimi i shpimit (vetëm me rrotullim)
Regjimi i shpimit me goditje (rrotullim me
goditje)
Regjimi i vidhosjes (rrotullim me shtrëngim)
Zgjidhni regjimin e përshtatshëm për punën tuaj.
Rrotulloni unazën për ndryshimin e regjimit të punës
dhe bashkërenditni shenjën që keni përzgjedhur me
shigjetën në trupin e veglës.
Rregullimi i rrotullimit shtrëngues
► Fig.6: 1. Unaza e rregullimit 2. Gradimi 3. Shigjeta
Rrotullimi shtrëngues mund të rregullohet në 16 nivele
duke rrotulluar unazën e rregullimit. Bashkërenditni
gradimet me shigjetën në trupin e veglës. Mund të
përftoni rrotullimin shtrëngues minimal në 1 dhe
rrotullimin shtrëngues maksimal në 16.
Përpara se të filloni punë fusni një vidë për provë në
materialin tuaj të punës ose në një material identik me
të për të përcaktuar se cili nivel rrotullimi kërkohet për
një aplikim të caktuar.
19 SHQIP
Forca e
shtrëngimit
E ulët
E lartë
E lartë
E ulët
Përdorimi i
aplikueshëm
Përdorimi me
ngarkesë të
rëndë
Përdorimi me
ngarkesë të
lehtë

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hp488d

Table of Contents