Indesit D2I HD526 A Daily Reference Manual page 68

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
OPSIONET DHE FUNKSIONET
OPSIONET mund t'i zgjidhni drejtpërdrejt duke shtypur butonin përkatës (shihni PANELIN E KONTROLLIT).
Nëse një opsion nuk i përshtatet programit të zgjedhur (shihni TABELËN E PROGRAMEVEA), drita përkatëse LED do të pulsojë
shpejt 3 herë dhe do të dëgjohet një sinjal zanor. Opsioni nuk do të jetë i mundur.
PUSH&GO
Butoni Push&GO është një buton lehtësisht i dallueshëm i cili
ju lejon qasjen e drejtpërdrejtë në programin Push&GO, ciklin
e larjes dhe tharjes i cili siguron performancat e shkëlqyera
të larjes për një kohë të shkurtër. Nuk duhet të kujdesni cilin
program ta zgjidhni, cikli Push&GO do të kryejë punën për ju.
Për të zgjedhur programin Push&GO, ndizni pajisjen, shtypni për
3 sekonda vetëm butonin Push&GO (ndriçon treguesi përkatës)
dhe mbyllni derën brenda 3 sekondave.
NDEZJA ME VONESË
Koha e fillimit të programit mund të shtyhet për periudhën
kohore midis 1 dhe 12 orëve.
1. Shtypni butonin NDEZJA ME VONESË: simboli përkatës «h»
shfaqet në ekran; çdo herë kur shtypni butonin, do të shtohet
(1o, 2o, etj. deri në 12o) koha e fillimit të ciklit të zgjedhur të
larjes.
2. Zgjidhni programin e larjes, shtypni butonin FILLIM/
Pushim dhe mbyllni derën brenda 4 sekondave; kohëmatësi
do të fillojë të numërojë.
3. Pasi të ketë kaluar koha, drita treguese «h» fiket dhe niset
cikli i larjes.
Për të konfiguruar kohën e ndezjes me vonesë dhe për
të zgjedhur një periudhë më të shkurtër, shtypni butonin
NDEZJA ME VONESË. Për ta anuluar, shtypni butonin disa
herë derisa të fiket drita treguese «h» e ndezjes me vonesë.
Funksioni NDEZJA ME VONESË nuk mund të konfigurohet
nëse është nisur cikli i larjes.
4
TABLETA (Tab)
Ky konfigurim ju mundëson optimizimin e performancave të
programit në përputhje me llojin e detergjentit të përdorur.
Shtypni për 3 sekonda butonin FILLIM/PUSHIM (do të
ndriçojë simboli përkatës) nëse përdorni detergjentët e
kombinuar në formë tablete (mjet për shpëlarje, kripë dhe
detergjent në 1 dozë).
Nëse përdorni detergjentin e pluhurit ose të lëngshëm,
ky opsion duhet të jetë i fikur.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents