Makita HR009G Instruction Manual page 60

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for HR009G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Puntot e trapanos me majë karbiti (puntot me
majë karbiti SDS-Plus)
Punto me majë
Bulino shpuese
Puntoja me majë diamanti
Daltë e ftohtë
Daltë për leskërim
Daltë për kanale
Kompleti i mandrinës së shpimit (përshtatësi i
mandrinos / mandrina e shpimit)
Grasoja për punton
Matësi i thellësisë
Fryrësja
Kupa kundër pluhurit
Kompleti i kupës kundër pluhurit
Distancatori (për HR008G)
Kompleti i kapëses
Kompleti i kutisë së pluhurave
Kompleti i filtrave
Xhuntoja
Sistemi i thithjes së pluhurit
Njësia me valë
Syzet mbrojtëse
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
60 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr008gHr009gm201Hr008gzHr008gm201

Table of Contents