Makita HR009G Instruction Manual page 52

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for HR009G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik. Nëse
vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me
shpejtësi funksionimin pasi lëshohet këmbëza e
çelësit, dërgojeni veglën për shërbim te një qendër
shërbimi Makita.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë ofron rrotullim
konstant pavarësisht kushteve të ngarkesës.
Teknologjia e ndjesisë së reagimit aktiv
Nëse vegla lëkundet me një shpejtësi të
paracaktuar gjatë përdorimit, motori ndalohet me
detyrim për të reduktuar barrën në kyçin e dorës.
SHËNIM: Ky funksion nuk funksionon nëse
shpejtësia nuk arrin shpejtësinë e paracaktuar kur
vegla lëkundet.
SHËNIM: Nëse puntoja lëkundet me një shpejtësi
të paracaktuar gjatë ciflosjes, leskërimit ose
shkatërrimit, motori ndalohet me forcë. Në këtë rast,
lëshoni këmbëzën e çelësit dhe më pas tërhiqni
këmbëzën e çelësit për të rindezur veglën.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Mbajtëse anësore (dorezë
ndihmëse)
KUJDES:
Përdorni gjithmonë mbajtësen
anësore për të garantuar funksionim të sigurt.
KUJDES:
Pas instalimin apo rregullimit të
mbajtëses anësore, sigurohuni që mbajtësja
anësore të sigurohet mirë me pjesët e dala
mbajtëse të kapura plotësisht nga pjesët e futura
të pozicionimit në kasën e ingranazhit.
Për të instaluar mbajtësen anësore, ndiqni hapat e
mëposhtëm.
1.
Lironi vidën me veshë në mbajtësen anësore.
Pastaj instaloni mbajtësen anësore mbi grykën e
rezervuarit të kasës së ingranazhit.
► Fig.17: 1. Mbajtësja anësore 2. Vida me veshë
3. Gryka e rezervuarit të kasës së
ingranazhit 4. Mbajtja e pjesëve të dala
5. Pjesa e futur e pozicionimit
Unaza e fiksimit mund të zmadhohet duke shtypur vidën
me veshë për poshtë që unaza të mund të sigurohet me
lehtësi mbi grykën e rezervuarit të kasës së ingranazhit.
► Fig.18: 1. Vida me veshë 2. Unaza e fiksimit
2.
Shtrëngojeni unazën e fiksimit për të siguruar
mbajtësen në këndin e dëshiruar.
Instalimi dhe heqja e majës së
puntos
Grasoja
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos së shpimit dhe
lyejeni me graso përpara se të vendosni punton e
shpimit.
Lyejeni paraprakisht me një sasi të vogël grasoje (rreth
0,5-1 g) pjesën boshtore të puntos së shpimit.
Ky grasatim mundëson një punë më të shtruar dhe
jetëgjatësi shërbimi.
► Fig.19: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Vendosni anën e boshtit të majës së puntos në
mandrinë dhe futeni më tej në mandrinë ndërsa e
rrotulloni majën e puntos me dorë që ana e boshtit
të përshtatet siç duhet në folenë e mandrinës dhe të
angazhohet plotësisht.
Pas instalimit të majës së puntos provoni ta tërhiqni pas
për t'u siguruar që të mbahet mirë në vend.
► Fig.20: 1. Maja e puntos 2. Mandrina
Për të hequr majën e puntos shtyni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinës dhe nxirreni majën e puntos
jashtë.
► Fig.21: 1. Maja e puntos 2. Kapaku i mandrinës
Këndi i daltës (gjatë ciflosjes,
leskërimit ose shkatërrimit)
Dalta mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Për
të ndryshuar këndin e daltës, rrotulloni dorezën e
ndryshimit të modalitetit të punës në simbolin O.
Rrotulloni daltën në këndin e dëshiruar.
► Fig.22: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës
Rrotulloni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin . Më pas sigurohuni që dalta të jetë
shtrënguar sa duhet duke e rrotulluar pak.
Matësi i thellësisë
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi të njëtrajtshme.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e bllokimit dhe
më pas vendosni matësin e thellësisë në vrimën
hekzagonale. Sigurohuni që ana e dhëmbëzuar e
matësit të thellësisë të jetë me drejtim nga shenja.
► Fig.23: 1. Matësi i thellësisë 2. Butoni i bllokimit
3. Shenja 4. Ana e dhëmbëzuar
Rregulloni matësin e thellësisë duke e lëvizur përpara
dhe pas ndërkohë që shtypni butonin e bllokimit. Pas
rregullimit, lëshoni butonin e bllokimit për të bllokuar
matësin e thellësisë.
SHËNIM: Sigurohuni që matësi i thellësisë të mos
prekë trupin kryesor të veglës kur bashkohet.
52 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr008gHr009gm201Hr008gzHr008gm201

Table of Contents