Samsung BRB26602FWW User Manual page 210

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 115
HAPI 4 Rregulloni këmbët niveluese
KUJDES
Frigoriferi duhet të nivelohet në dysheme të rrafshët dhe të qëndrueshme. Përndryshe, frigoriferi mund
të dëmtohet ose të shkaktohet lëndim fizik.
Nivelimi mund të kryhet me frigoriferin bosh. Sigurohuni që në brendësi të frigoriferit të mos ketë
artikuj ushqimorë.
Frigoriferi mund të nivelohet me këmbët e parme, të cilat kanë një vidë të posaçme (nivelues) për qëllime
nivelimi. Për nivelim, përdorni kaçavidë të sheshtë.
Untitled-4 37
Për të rregulluar lartësinë e anës së majtë:
Futni një kaçavidë të sheshtë në niveluesin
përpara këmbës së majtë të përparme. Rrotullojeni
niveluesin në drejtim orar për ta ngritur ose në
drejtim kundërorar për ta ulur.
Për të rregulluar lartësinë e anës së djathtë:
Futni një kaçavidë të sheshtë në niveluesin përpara
këmbës së djathtë të përparme. Rrotullojeni
niveluesin në drejtim orar për ta ngritur ose në
drejtim kundërorar për ta ulur.
SHËNIM
Sigurohuni të ruani hapësirë 41 mm (A: edhe për
menteshën me rrëshqitje, edhe për menteshën
statike) midis frigoriferit dhe mobilies ose mureve.
Më pas, fiksoni me vida këmbët e përparme.
Shqip
37
2021-07-07
7:16:51

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents