Sensori I Kursimit Dhe Ndriçimi I Ekranit; Specifikimet Dhe Informacione Të Tjera - Samsung QE43LS03AAUXXN User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Telekomanda nuk punon.
• Kontrolloni nëse sensori i telekomandës në fund të televizorit
pulson kur shtypni butonin Rryma të telekomandës.
– Kur bateria e telekomandës shkarkohet, kthejeni përmbys
telekomandën për ta ngarkuar nëpërmjet dritës së
brendshme ose përdorni folenë e ngarkimit USB.
• Provoni të drejtoni telekomandën direkt nga televizori në
largësi 1,5-1,8 m.
• Nëse televizori vjen me Telekomanda inteligjente "Samsung"
(telekomandë me "Bluetooth"), sigurohuni që ta çiftoni me
televizorin.
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit.
Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon
automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin
e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni, shkoni te
Cilësimet > Të përgjithshme > Kursimi i energjisë > Optimizimi i
ndriçimit.
• Sensori ekonomik ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit.
Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo mund të ulë
ndriçimin e figurës.
05 Specifikimet dhe informacione
të tjera
Specifikimet
Rezolucioni i ekranit
3840 x 2160
Zëri (dalja)
43"-50": 20 W
55"-75": 40 W
Temperatura e përdorimit
10 °C deri në 40 °C (50 °F deri në 104 °F)
Lagështia e përdorimit
10 %-80 %, jokondensuese
Temperatura e ruajtjes
-20 °C deri në 45 °C (-4 °F deri në 113 °F)
>
Lagështia e ruajtjes
5 %-95 %, jokondensuese
Shënime
• Kjo pajisje është një aparat digjital i Klasit B.
• Për informacione rreth furnizuesit të energjisë dhe për
konsumin e energjisë, shihni informacionin në etiketën e
bashkëngjitur me produktin.
– Në shumicën e modeleve, etiketa është e ngjitur në pjesën
e pasme të televizorit. (Në disa modele, etiketa ndodhet
brenda fishës së kapakut.)
– Në modelet e aparatit One Connect, etiketa është e ngjitur
në pjesën e poshtme të aparatit One Connect.
• Konsumi i zakonshëm i energjisë matet sipas IEC 62087.
• Për të lidhur kabullin LAN, përdorni kabllo të kategorisë CAT 7
(lloji STP*) për lidhjen. (100/10 Mbps)
* Shielded Twisted Pair
• Figurat dhe specifikimet Quick Setup Guide mund të
ndryshojnë nga produkti konkret.
Shqip - 7

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls03a

Table of Contents