Makita DUC256 Instruction Manual page 37

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC256:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
12. Shkaqet dhe parandalimi i forcave zmbrapsëse
të punëtorit:
Forcat zmbrapsëse mund të ndodhin kur pjesa e
përparme ose maja e shufrës udhëzuese prekin një objekt
ose kur druri afrohet dhe bllokon zinxhirin e sharrës në
pikëprerje. Në disa raste, kontakti me majën mund të
shkaktojë një reagim të kundërt të papritur, duke e goditur
shufrën udhëzuese lart dhe drejt punëtorit. Bllokimi i
zinxhirit të sharrës përgjatë shufrës udhëzuese mund ta
kthejë shufrën menjëherë mbrapa drejt punëtorit. Secili
prej këtyre reagimeve mund t'ju shkaktojnë humbjen e
kontrollit të sharrës, gjë e cila mund të rezultojë në lëndim
të rëndë personal. Mos u mbështetni vetëm në pajisjet
mbrojtëse të integruara në sharrë. Si përdorues i sharrës
me zinxhir, duhet të ndërmerrni disa hapa që të shmangni
aksidente ose lëndime gjatë prerjeve.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/
ose procedurave ose kushteve të pasakta të
përdorimit të veglës dhe mund të shmanget duke
marrë masat e mëposhtme parandaluese:
Mbajeni sharrën me zinxhir të shtrënguar, duke
i vendosur gishtat rreth dorezave të saj dhe të
dyja duart mbi sharrë, dhe poziciononi trupin dhe
krahun në mënyrë që të mund t'i rezistoni forcave
zmbrapsëse. Nëse merren masat e duhura
parandaluese, punëtori mund t'i kontrollojë forcat
zmbrapsëse. Mos e lëshoni sharrën me zinxhir.
► Fig.1
Mos e kaloni dhe mos prisni mbi lartësinë
e shpatullave. Kjo ndihmon parandalimin
e kontaktit të pasynuar me majën dhe
mundëson kontroll më të mirë të sharrës me
zinxhir në situata të papritura.
Përdorni vetëm fletë dhe zinxhirë zëvendësimi
të specifikuara nga prodhuesi. Fletët dhe
zinxhirët jo të duhur mund të shkaktojnë
thyerjen e zinxhirit dhe/ose zmbrapsje.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit mbi mprehjen
dhe mirëmbajtjen e zinxhirit të sharrës. Ulja
e nivelit të matësit të thellësisë mund të
shkaktojë zmbrapsje të tepërt.
13. Përpara se të filloni punën, kontrolloni që
zinxhiri i sharrës punon siç duhet dhe që
gjendja e tij është në përputhje me rregullat e
sigurisë. Veçanërisht kontrolloni që:
Freni i zinxhirit funksionon siç duhet;
Freni i ndalimit funksionon siç duhet;
Kapaku i fletës dhe i rrotës udhëzuese të jetë
vendosur siç duhet;
Zinxhiri të jetë mprehur dhe tendosur në
përputhje me rregulloret.
14. Mos e ndizni sharrën me zinxhir me kapak të vënë.
Ndezja e sharrës me zinxhir me kapak të vënë mund të
sjellë kërcimin e kapakut përpara duke shkaktuar lëndim
të personit dhe dëmtimin e objekteve rreth përdoruesit.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
1.
Kur e përdorni veglën me përshtatësin e
baterisë, tregoni kujdes të mos pengoheni te
kordoni gjatë përdorimit.
2.
Kur e përdorni veglën me përshtatësin e
baterisë, gjatë përdorimit mbajeni kordoni
larg pengesave si p.sh. ndonjë material pune
dhe degë. Kordoni do të kapet nga pengesat dhe
mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
Paralajmërimet kryesore specifike
të sigurisë të sharrës me zinxhir me
dorezë
Kjo sharrë me zinxhir është krijuar veçanërisht
1.
për përkujdesjen dhe operacionet e pemëve.
Sharra me zinxhir synohet të përdoret vetëm
nga përdoruesit e trajnuar. Zbatoni të gjitha
udhëzimet, procedurat dhe rekomandimet
nga organizata profesionale përkatëse. Në të
kundërt mund të ndodhin aksidente fatale.
Rekomandohet që gjithmonë të përdorni
një platformë me ngritje (makinë me kovë,
ashensor) për të sharruar pemët. Teknikat e
përdorimit në gjendje të varur me litar janë
tepër të rrezikshme dhe kërkojnë trajnim
special. Përdoruesit duhet të jenë të trajnuar
dhe të familjarizohen me përdorimin e
pajimeve të sigurisë dhe teknikat e ngjitjes.
Gjithmonë përdorni rripat, litarët dhe
kllapat përkatëse kur punoni nëpër pemë.
Gjithmonë përdorni pajime shtrënguese sipër
përdoruesin edhe sharrën.
2.
Kryeni pastrimin dhe mirëmbajtjen para
magazinimit në përputhje me manualin e
përdorimit.
3.
Siguroni pozicionimin e sigurt të sharrës me
zinxhir gjatë transportimit të makinerisë për
të shmangur derdhjen e karburantit apo vajit,
dëmtimin e veglës dhe lëndimet personale.
Kontrolloni rregullisht funksionimin e frenës
4.
së zinxhirit.
Mos e rimbushni vajin e zinxhirit afër zjarrit.
5.
Kurrë mos pini duhan kur mbushni vajin e
zinxhirit.
6.
Rregulloret kombëtare mund të kufizojnë
përdorimin e sharrës me zinxhir.
7.
Nëse pajisja përplaset fort ose bie, kontrolloni
gjendjen e saj para se të vazhdoni punën.
Kontrolloni pajisjet e komandës dhe sigurisë për
keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose dyshoni
për dëmtime, dërgojeni për inspektim dhe
riparim në qendrën e autorizuar të shërbimit.
8.
Gjithmonë aktivizoni frenën e zinxhirit para
ndezjes së sharrës me zinxhir.
Mbajeni sharrën fort pa lëvizur për të
9.
mënjanuar rrëshqitjen (lëvizjen rrëshqitëse)
ose kërcimin e sharrës kur filloni një prerje.
10. Në fund të prerjes, bëni kujdes të ruani
ekuilibrin tuaj si pasojë e "rënies".
11.
Llogarisni edhe drejtimin dhe shpejtësinë e
erës. Shmangni tallashin dhe blozën e vajit të
zinxhirit.
Pajisje mbrojtëse
1.
Për të shmangur lëndimet në kokë, sy, dorë ose
këmbë, si dhe për të mbrojtur dëgjimin gjatë
vënies në punë të sharrës me zinxhir duhet të
përdorni pajisjet e mëposhtme mbrojtëse:
Rrobat duhet të jenë të përshtatshme, pra,
duhet të jenë të puthitura pas trupit, por jo
aq sa t'ju pengojnë. Mos mbani bizhuteri ose
mos vishni rroba që mund të ngecin nëpër
shkurre dhe degë pemësh. Nëse keni flokë
të gjatë, gjithmonë mbani një rrjetë flokësh!
37 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc306Duc356Duc406Duc256c

Table of Contents