Makita DHR400 Instruction Manual page 39

Cordless rotary hammer
Hide thumbs Also See for DHR400:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse)
KUJDES:
Përdorni gjithmonë mbajtësen
anësore për të garantuar funksionim të sigurt.
KUJDES:
Pas instalimit apo rregullimit të
mbajtëses anësore, sigurohuni që mbajtësja
anësore të jetë mbërthyer mirë.
Mbajtësja anësore rrotullohet nga të dyja anët duke
lejuar një kapje të lehtë të veglës në çdo pozicion.
Lirojeni pak mbajtësen anësore duke e rrotulluar në
drejtim të kundërt të akrepave të orës, drejtojeni në
pozicionin e dëshiruar më pas shtrëngojeni duke e
rrotulluar në drejtim të akrepave të orës.
► Fig.10: 1. Mbajtësja anësore
Grasoja
Lyejeni paraprakisht me një sasi të vogël grasoje (rreth
0,5-1 g) pjesën boshtore të puntos së shpimit.
Ky grasatim mundëson një punë më të shtruar dhe
jetëgjatësi shërbimi.
Instalimi ose heqja e puntos së
shpimit
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos së shpimit dhe
lyejeni me graso përpara se të vendosni punton e
shpimit.
► Fig.11: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Futeni punton e shpimit në vegël. Rrotullojeni punton e
shpimit dhe shtyjeni derisa të mbërthehet.
Pas vendosjes së puntos së shpimit, sigurohuni
gjithmonë që puntoja e shpimit është siguruar mirë në
vend duke u përpjekur ta nxirrni.
► Fig.12: 1. Maja e puntos
Për të hequr punton e shpimit, tërhiqni poshtë deri
në fund kapakun e mandrinos dhe nxirreni punton e
shpimit jashtë.
► Fig.13: 1. Maja e puntos 2. Kapaku i mandrinës
Këndi i daltës (gjatë ciflosjes,
leskërimit ose shkatërrimit)
Dalta mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Për
të ndryshuar këndin e daltës, rrotulloni dorezën e
ndryshimit të modalitetit të punës në simbolin O.
Rrotulloni daltën në këndin e dëshiruar.
► Fig.14: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës 2. Treguesi
Rrotulloni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin . Më pas sigurohuni që dalta të jetë
shtrënguar sa duhet duke e rrotulluar pak.
Matësi i thellësisë
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi të njëtrajtshme.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e bllokimit dhe
më pas vendosni matësin e thellësisë në vrimën
hekzagonale.
► Fig.15: 1. Matësi i thellësisë 2. Butoni i bllokimit
Sigurohuni që ana e dhëmbëzuar e matësit të thellësisë
të jetë me drejtim nga shenja.
► Fig.16: 1. Shenja 2. Ana e dhëmbëzuar
Rregulloni matësin e thellësisë duke e lëvizur përpara
dhe pas ndërkohë që shtypni butonin e bllokimit. Pas
rregullimit, lëshoni butonin e bllokimit për të bllokuar
matësin e thellësisë.
SHËNIM: Sigurohuni që matësi i thellësisë të mos
prekë trupin kryesor të veglës kur bashkohet.
Montimi i shkarkuesit të pluhurit
Aksesor opsional
Instalimi i shtesës për nxjerrjen e
pluhurit
1.
Lironi mbajtësen anësore mbi vegël.
2.
Instaloni kapakun për pluhurin në mënyrë që
gremçat e kapakut për pluhurin të përputhen në kanalet
mes veglës dhe mbajtëses anësore.
► Fig.17: 1. Kapaku për pluhurin 2. Gremçi 3. Kanali
3.
Shtrëngojeni mirë mbajtësen anësore.
4.
Vendosni amortizatorët e përshtatshëm ose
shtesën e kapakut për pluhurin për punën tuaj. Kur
përdorni amortizator, vendosni xhunton në majë të tij.
Kur vendosni dy amortizatorë, lidhini ato me xhunton.
► Fig.18: 1. Shtesa e kapakut për pluhurin 2. Kapaku
për pluhurin 3. Bashkuesi 4. Amortizatorët
Lidhja e veglës me fshesën me korrent
1.
Vendosni xhunton e mbajtëses me veglën dhe
më pas bashkoni mbajtësen e zorrës me xhunton e
mbajtëses.
► Fig.19: 1. Xhuntoja e mbajtëses 2. Mbajtësja e
zorrës
2.
Fiksojeni zorrën me mbajtësen e zorrës.
► Fig.20: 1. Mbajtësja e zorrës
SHËNIM: Përdorni xhunto 25 për të lidhur zorrën dhe
kapakun për pluhurin nëse është e nevojshme.
Përdorimi i matësit të thellësisë për
shpime
Kur vendosni dy amortizatorë, bashkoni shtesën e
matësit të thellësisë me matësin e thellësisë.
► Fig.21: 1. Shtesa e matësit të thellësisë
Shtesa për nxjerrjen e pluhurit
(vetëm për punime me goditje)
Aksesor opsional
1.
Instaloni mbajtësen e zorrës.
Kur doreza anësore është e instaluar në vegël,
lironi dadon e shtrëngimit dhe më pas lironi bulonin
hekzagonal. Instaloni mbajtësen e zorrës me bulonin
hekzagonal dhe dadon e shtrëngimit duke e shtrënguar
fort dadon e shtrëngimit.
► Fig.22: 1. Buloni 2. Mbajtësja e zorrës 3. Dadoja e
shtrëngimit
39 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhr400t2un

Table of Contents