Makita DHR400 Instruction Manual page 38

Cordless rotary hammer
Hide thumbs Also See for DHR400:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Disku rregullues i shpejtësisë mund
të kthehet vetëm deri në 5 dhe sërish në 1. Mos
ushtroni forcë pas 5 ose 1, ose funksioni i rregullimit
të shpejtësisë mund të mos funksionojë më.
SHËNIM: Funksioni i butë rrotullues pa ngarkesë
Kur disku rregullues i shpejtësisë është vendosur
në pozicionin "3" ose më lart, vegla redukton
automatikisht shpejtësinë pa ngarkesë për të
reduktuar dridhjen kur nuk ka ngarkesë. Kur puna
të nisë me një punto kundrejt betonit, goditjet në
minutë rriten dhe arrijnë numrat e treguar në tabelë.
Kur temperatura është e ulët dhe grasoja ka më pak
fluiditet, vegla mund të mos e ketë këtë funksion edhe
kur motori është duke u rrotulluar.
Ndezja e llambës së përparme
► Fig.5: 1. Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba vazhdon të
ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba fiket afërsisht pas
10 sekondash pas lëshimit të këmbëzës së çelësit.
KUJDES:
Nëse llamba fiket pasi pulson për
pak sekonda, teknologjia e ndjesisë së reagimit
aktiv ose funksioni i butë rrotullues pa ngarkesë
nuk funksionojnë siç duhet. Kërkojini qendrës
lokale të shërbimit të Makita që ta riparojë.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
VINI RE:
Mos e rrotulloni dorezën për ndryshimin
e modalitetit të punës kur vegla është ndezur.
Vegla mund të dëmtohet.
VINI RE:
Për të shmangur konsumimin e shpejtë
të mekanizmit të ndryshimit të modalitetit,
sigurohuni që doreza e ndryshimit të modalitetit
të punës të jetë vendosur siç duhet në një nga tre
pozicionet e modalitetit të punës.
Rrotullimi me goditje
Për shpime në beton, në mur etj. rrotulloni dorezën
për ndryshimin e modalitetit të punës në simbolin
Përdorni një punto me majë karbiti.
► Fig.6: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës 2. Treguesi
Vetëm goditje
Për punime ciflosjeje, leskërimi ose shkatërrimi,
rrotulloni dorezën për ndryshimin e modalitetit të punës
në simbolin . Përdorni një bulino shpuese, daltë të
ftohtë, daltë për leskërim etj.
► Fig.7: 1. Treguesi 2. Doreza për ndryshimin e
modalitetit të punës
Kufizuesi i rrotullimit
VINI RE:
Sapo të aktivizohet kufizuesi i
rrotullimit, fikni menjëherë veglën. Kjo ndihmon
në parandalimin e konsumimit të parakohshëm të
veglës.
VINI RE:
Punto shpimi, si sharra për vrima,
që kanë tendencë të bllokohen ose të ngecin
lehtësisht në vrimë nuk janë të përshtatshme për
këtë vegël. Kjo do të bëjë që kufizuesi i rrotullimit të
aktivizohet shumë shpesh.
Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një
nivel i caktuar i rrotullimit. Motori do të shkëputet nga
boshti në dalje. Nëse ndodh diçka e tillë, puntoja ndalon
së rrotulluari.
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë ofron rrotullim
konstant pavarësisht kushteve të ngarkesës.
Teknologjia e ndjesisë së reagimit aktiv
Nëse vegla lëkundet me një shpejtësi të
paracaktuar gjatë përdorimit, motori ndalohet me
detyrim për të reduktuar barrën në kyçin e dorës.
SHËNIM: Ky funksion nuk funksionon nëse
shpejtësia nuk arrin shpejtësinë e paracaktuar kur
vegla lëkundet.
SHËNIM: Nëse puntoja lëkundet me një shpejtësi
të paracaktuar gjatë ciflosjes, leskërimit ose
shkatërrimit, motori ndalohet me forcë. Në këtë rast,
lëshoni këmbëzën e çelësit dhe më pas tërhiqni
këmbëzën e çelësit për të rindezur veglën.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Doreza anësore
► Fig.8
KUJDES:
Përdoreni dorezën anësore vetëm
gjatë ciflosjes, leskërimit ose shkatërrimit. Mos e
.
përdorni atë kur shponi beton, mur, etj. Vegla nuk
mund të mbahet siç duhet me këtë dorezë anësore
kur shponi.
► Fig.9: 1. Doreza anësore 2. Dadoja e shtrëngimit
Doreza anësore mund të rrotullohet 360° vertikalisht
dhe të sigurohet në çdo pozicion të dëshiruar. Ajo
gjithashtu sigurohet në tetë pozicione të ndryshme
para dhe pas në pozicion horizontal. Lirojeni dadon
e shtrëngimit për të lëkundur dorezën anësore në
pozicionin e dëshiruar dhe më pas shtrëngoni mirë
dadon e shtrëngimit.
38 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhr400t2un

Table of Contents