Samsung QE43LS01B User Manual page 83

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi
• Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të,
ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet
ndaj rrezeve të diellit.
• Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të
shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut apo lagështirës.
• Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të
informacionit "Samsung" kur synoni ta instaloni televizorin
në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të
ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kur do të
punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj.
Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes.
Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin
Gjatë instalimit të televizorit ruani një distancë prej së paku 10 cm
midis televizorit dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të bufesë
etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të
rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar nga
rritja e temperaturës së brendshme.
• Kur e instaloni televizorin me mbajtëse ose pa të, ju
rekomandojmë sidomos të përdorni vetëm pjesë të
rekomanduara nga "Samsung". Përdorimi i pjesëve të ofruara
nga prodhues të tjerë mund të shkaktojë vështirësi me
produktin ose lëndime të mundshme nga rrëzimi i tij.
Masa paraprake të sigurisë
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi
televizor mund të bëjë që televizori të
rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët
të mos varen apo të mos ta destabilizojnë
televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë
rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar
lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të
gjitha masat e sigurisë të përmendura në
broshurën e sigurisë që vjen me televizorin.
PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin
në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund
të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal
ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj
fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të
thjeshta paraprake si:
• Përdorni gjithnjë komotë apo mbështetëset, ose mënyrat e
montimit të rekomanduara nga Samsung.
• Përdorni gjithnjë mobilie që mund ta mbajnë në mënyrë të
sigurt televizorin.
• Sigurohuni gjithnjë që televizori të mos tejkalojë anët e
mobilies mbështetëse.
• Tregojuni gjithnjë fëmijëve rreziqet që vijnë nga hipja nëpër
mobilie për të arritur televizorin ose komandat e tij.
• Vendosini gjithnjë kordonët e kabllot e lidhur me televizorin
në mënyrë të atillë që të mos pengoheni, të mos i tërhiqni
apo kapni.
• Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të
paqëndrueshëm.
• Mos e vendosni kurrë televizorin mbi mobilie të larta (për
shembull bufe ose rafte librash) pa e fiksuar si mobilien, edhe
televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
• Mos e vendosni kurrë televizorin mbi leckë apo materiale
të tjera që mund të gjenden midis televizorit dhe mobilies
mbështetëse.
• Mos vendosni kurrë artikuj që mund të nxisin hipjen e
fëmijëve, si p.sh. lodra apo telekomanda, përmbi televizor apo
mobilien mbi të cilën është vendosur televizori.
Nëse do ta ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet
të zbatohen të njëjtat masa si më sipër.
• Nëse ju duhet të lëvizni ose të ngrini televizorin për
zëvendësim ose pastrim, sigurohuni të mos nxirrni
bazamentin.
Veprimi
• Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund
të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë
sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për
informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
• Ruajini aksesorët (telekomandën etj.) në një vend të sigurt ku
nuk mund t'i gjejnë fëmijët.
• Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti
është i dëmtuar, hiqeni kabllon elektrike dhe kontaktoni
qendrën e shërbimit të Samsung.
• Mos e hidhni telekomandën ose bateritë në zjarr.
• Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni
bateritë.
• KUJDES: Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e
gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini
me bateri lloji të ngjashëm apo ekuivalent.
• PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR
PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË
DHE ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË
HAPURA LARG KËTIJ PRODUKTI NË ÇDO
KOHË.
Shqip - 3

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Qe55ls01bQe50ls01bQe65ls01b

Table of Contents