Makita DF0300 Instruction Manual page 13

Hide thumbs Also See for DF0300:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e
trapanit me punto
1.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet e izoluara
të kapjes, kur të jeni duke kryer një veprim në
të cilin aksesori prerës ose shtrëngueset mund
të kontaktojnë me tela të fshehur ose kordonin
e vet. Nëse aksesori prerës ose shtrëngueset
prekin një tel me rrymë, atëherë pjesët metalike
të veglës elektrike elektrizohen dhe mund t'i
shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.
2.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të fortë
qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të larta.
3.
Mbajeni veglën fort.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
4.
5.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
6.
Mos e prekni punton e shpimit menjëherë pas
punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe mund
t'ju djegë lëkurën.
7.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
8.
Nëse maja e puntos nuk mund të lirohet
edhe nëse lironi nofullat, përdorni pinca për
ta tërhequr. Në rast të tillë, nxjerrja e majës së
puntos me dorë mund të rezultojë në lëndim nga
ana e saj e mprehtë.
Udhëzimet e sigurisë kur përdorni maja puntosh të
gjata
1.
Asnjëherë mos e përdorni me shpejtësi më
të lartë se shpejtësia maksimale nominale e
majës së puntos. Në shpejtësi më të larta, maja
mund të shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet
lirshëm pa kontaktuar me materialin e punës, gjë
që rezulton në lëndim personal.
2.
Gjithmonë shponi me shpejtësi të ulëta dhe
me majën e puntos në kontakt me materialin
e punës. Në shpejtësi më të larta, maja mund të
shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet lirshëm
pa kontaktuar me materialin e punës, gjë që
rezulton në lëndim personal.
Lexoni të gjitha
3.
Aplikoni presion vetëm në vijë direkte me
majën dhe mos aplikoni presion të tepërt.
Majat mund të shtrembërohen duke shkaktuar
thyerje ose humbje të kontrollit, duke rezultuar në
lëndim personal.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.1: 1. Çelësi 2. Butoni i bllokimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në
korrent, kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza
e çelësit është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në
pozicionin "NDEZUR" për lehtësi të përdoruesit
gjatë përdorimit të zgjatur. Bëni kujdes kur
bllokoni veglën në pozicionin "NDEZUR" dhe
shtrëngojeni mirë veglën.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e
çelësit, shtypni butonin e bllokimit dhe më pas lëshoni
këmbëzën e çelësit. Për ta hequr veglën nga pozicioni
i bllokuar, tërhiqni plotësisht këmbëzën e çelësit dhe
pastaj lëshojeni.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.2: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
13 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents