Makita HM1511 Instruction Manual page 16

Electric breaker
Hide thumbs Also See for HM1511:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
(1) Për puntot me manikotë
Rrotullojeni mbajtësen e veglës siç tregohet në
figurë. Vendosni punton në mbajtësen e veglës
deri në fund.
Kur fusni punton
► Fig.7: 1. Punto 2. Kapësja e veglës 3. Mbajtësja e
veglës
Për ta siguruar punton, kthejeni mbajtësen e
veglës siç tregohet në figurë.
Kur puntoja është e tërhequr
► Fig.8: 1. Punto 2. Kapësja e veglës
(2) Për puntot pa manikotë
Rrotullojeni mbajtësen e veglës siç tregohet në
figurë. Me pjesën e dhëmbëzuar të puntos të
drejtuar nga aksi i mbajtëses së veglës, futeni
punton në dorezën e veglës deri në fund.
Kur fusni punton
► Fig.9: 1. Punto 2. Kapësja e veglës 3. Mbajtësja e
veglës
Për ta siguruar punton, rrotullojeni mbajtësen e
veglës siç tregohet në figurë.
Kur puntoja është e tërhequr
► Fig.10: 1. Punto 2. Kapësja e veglës
Heqja e puntos
Për ta hequr punton, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
Montimi i shkarkuesit të pluhurit
Aksesor opsional
Aksesori i shkarkuesit të pluhurit është prodhuar për
reduktimin e pluhurit dhe grimcave të fryra gjatë punimit
me daltë në një material qeramik si betoni.
1.
Instaloni mbajtësen e zorrës (A).
Lironi dadon e shtrëngimit dhe më pas hiqni bulonin
hekzagonal. Instaloni mbajtësen e zorrës (A) midis
bulonit hekzagonal dhe dados së shtrëngimit duke e
shtrënguar fort dadon e shtrëngimit.
► Fig.11: 1. Buloni hekzagonal 2. Mbajtësja e zorrës
(A) 3. Dadoja e shtrëngimit
2.
Bashkoni mbajtësen e zorrës (C) në mbrojtësen e
kordonit.
► Fig.12: 1. Mbajtësja e kordonit 2. Mbajtësja e
zorrës (C)
3.
Bashkoni kapakun për pluhurin dhe zorrën me
veglën dhe më pas fiksoni zorrën me mbajtëset e
zorrës.
► Fig.13: 1. Kapaku për pluhurin 2. Zorra 3. Mbajtësja
e zorrës (A) 4. Mbajtësja e zorrës (C)
4.
Lidhni zorrën me zorrën e fshesës me korrent me
xhunton e zorrës.
SHËNIM: Nëse nuk është e përfshirë zorra, bashkoni
kapakun për pluhurin me xhunton e fshesës ose
bashkojeni me zorrën ø28 të Makita.
5.
Rregulloni distancën mes kapakut për pluhurin
dhe majës së daltës ose bulinos shpuese.
Për bulinon shpuese me vetëmprehje, rregulloni
kapakun e pluhurit për të mos shfaqur kanalet e bulinos
shpuese me vetëmprehje.
Për punto ndryshe nga bulinoja shpuese me
vetëmprehje, distanca e rekomanduar është 30 mm deri
100 mm.
► Fig.14: 1. Kanali 2. 30 mm deri 100 mm
PËRDORIMI
KUJDES:
Gjatë përdorimit, përdorni
gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse)
dhe mbajeni veglën fort nga mbajtësja anësore
dhe nga doreza e çelësit.
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që materiali i
punës të jetë siguruar përpara fillimit të punës.
Mossigurimi i duhur i materialit të punës mund të
shkaktojë lëvizjen e materialit të punës duke rezultuar
në lëndime.
KUJDES:
Mos e tërhiqni veglën me forcë,
edhe nëse puntoja ngec. Humbja e kontrollit
mund të shkaktojë lëndime.
KUJDES:
Mos e lini veglën të ngulur në
materialin e punës. Përndryshe vegla mund të
ndizet pa dashje duke shkaktuar lëndime.
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë të tillë
që ajo të mos bëjë lëvizje të pakontrolluara. Ushtrimi i
presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë efikasitetin.
► Fig.15
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
16 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hm1501Hm1512Hm1502

Table of Contents