Makita HM1511 Instruction Manual page 14

Electric breaker
Hide thumbs Also See for HM1511:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund
të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi
të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët
e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është
e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e
përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërimet e sigurisë së
thyerësit elektrik
1.
Mbani mbrojtëse për veshët. Ekspozimi ndaj
zhurmës mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
2.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen. Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
3.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim
në të cilin aksesori prerës mund të prekë tela
të fshehura ose kordonin e vet. Nëse aksesori
prerës prek një tel me rrymë, atëherë pjesët
metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe
mund t'i shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.
Mbani kapele të fortë (helmetë sigurie), syze
4.
sigurie dhe/ose mbrojtëse fytyre. Syzet e
zakonshme ose syzet e diellit NUK janë syze
sigurie. Gjithashtu rekomandohet që të mbani
maskë kundër pluhurit dhe doreza të trasha.
Emetimet e dridhjeve
Vërtetoni që masat e
Lexoni të gjitha
5.
Sigurohuni që puntoja të jetë e siguruar në
vend përpara përdorimit.
6.
Në përdorim normal, vegla është projektuar
që të prodhojë dridhje. Vidat mund të lirohen
lehtësisht, duke shkaktuar prishje ose
aksident. Kontrolloni me kujdes shtrëngimin e
vidave përpara përdorimit.
7.
Në mot të ftohtë ose kur vegla nuk është
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni veglën
të ngrohet për pak kohë duke e përdorur pa
ngarkesë. Kjo do të lehtësojë lubrifikimin.
Funksionimi me goditje është i vështirë pa
pasur nxehjen e duhur.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të
8.
fortë qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri
poshtë ndërkohë që e përdorni pajisjen në
vende të larta.
9.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
10. Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
11.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
12. Ndërsa punoni, mos ia drejtoni veglën asnjërit
prej personave në zonë. Puntoja mund të
fluturojë dhe mund të lëndojë rëndë ndonjë
njeri.
13. Mos e prekni punton, pjesët afër puntos ose
materialin e punës, menjëherë pas veprimit;
ato mund të jenë shumë të nxehta dhe mund
t'ju djegin lëkurën.
14. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
15. Mos e prekni prizën e rrymës me duar të
lagura.
16. Para përdorimit, sigurohuni që nuk ka objekte
të fshehura si p.sh. tuba elektrikë, tuba uji ose
gazi në zonën e punës. Përndryshe, puntoja
mund të bjerë në kontakt me to, duke rezultuar në
goditje elektrike, humbje energjike dhe rrjedhje
gazi.
17. Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
14 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hm1501Hm1512Hm1502

Table of Contents