Philips SONICARE 3000 Series Manual page 282

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
282
Shqip
Karikimi dhe statusi i baterisë
6 Filloni larjen e dhëmbëve në seksionin 1 (pjesa e
jashtme e dhëmbëve të sipërm) dhe lajini për 30
sekonda para se të kaloni në seksionin 2 (pjesa e
brendshme e dhëmbëve të sipërm). Vazhdoni
larjen e dhëmbëve në seksionin 3 (pjesa e jashtme
e dhëmbëve të poshtëm) dhe lajini për 30 sekonda
para se të kaloni në seksionin 4 (pjesa e
brendshme e dhëmbëve të poshtëm).
7 Pasi të keni përfunduar ciklin e larjes, mund të lani
për pak kohë sipërfaqet e bluarjes së ushqimit dhe
zonat me njolla. Mund të lani edhe gjuhën, duke e
mbajtur furçën e dhëmbëve ndezur ose fikur, sipas
dëshirës.
Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është e sigurt
për t'u përdorur në aparate ortodontike (kokat e
furçës konsumohen më shpejt kur përdoren në
aparate ortodontike) dhe në restaurime dentare
(mbushje, kurora, faseta) nëse ato janë ngjitur siç
duhet dhe nuk janë dëmtuar. Nëse ndodh ndonjë
problem, këshillohuni me një dentist profesionist.
Shënim: Kur furça e dhëmbëve "Philips Sonicare"
përdoret në studime klinike, doreza duhet të jetë e
karikuar plotësisht dhe funksioni "EasyStart" duhet të
jetë i çaktivizuar.
Vendosni kabllon e karikimit USB në një ushqyes
1
dhe futeni ushqyesin në një prizë elektrike.
2 Vendosni dorezën në karikues.
Shënim: Doreza do të lëshojë 2 tinguj të shkurtër për
të konfirmuar që doreza është vendosur siç duhet në
karikues dhe po karikohet.
Shënim: Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është
projektuar për të ofruar të paktën 28 seanca larje
dhëmbësh, ku secila prej tyre zgjat 2 minuta (14 ditë
nëse përdoret dy herë në ditë). Treguesi i nivelit të
baterisë tregon statusin e baterisë kur përfundoni
seancën e larjes 2-minutëshe, kur vendosni dorezën
në pauzë ose kur ajo është duke u karikuar.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents