Përshkrimi I Punës - Makita 2107F Instruction Manual

Portable band saw
Hide thumbs Also See for 2107F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Fig.2
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet nga 1,0 m/s
dhe 1,7 m/s duke rrotulluar diskun e rregullimit. Kur
disku rrotullohet në drejtim të numrit 5 përftohet një
shpejtësi më e lartë; kur disku rrotullohet në drejtim të
numrit 1, përftohet një shpejtësi më e ulët.
Përzgjidhni shpejtësinë e duhur për prerjen e materialit.
KUJDES:
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
5 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
Ndezja e llambave
Fig.3
KUJDES:
Mos i prekni dritat se kjo mund të shkaktojë
dëmtime të tyre ose mund të shkurtojë kohën e
shërbimit të tyre.
Për të ndezur llambën, shtypni anën "I" (ndezur) të
çelësit të llambës. Shtypni anën "O" (fikur) për ta fikur.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.
Mos përdorni hollues ose benzinë për të pastruar
llambën. Tretësira të tilla mund ta dëmtojnë atë.
Pas vënies në punë, gjithmonë fikeni llambën
duke shtypur anën "O" (fikur).
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e diskut
KUJDES:
Vaji në tehe mund të bëjë që disku të rrëshqasë
ose të hiqet papritur. Fshini të gjithë vajin e tepërt
me një copë përpara se të instaloni shiritin.
Tregoni kujdes kur merreni me diskun në mënyrë që të
mos priteni nga skaji i mprehur i dhëmbëve të shiritit.
Kthejeni levën e shtrëngimit të shiritit në drejtim orar
derisa të prekë pjesën e dalë në skelet.
Fig.4
Përshtatni drejtimin e shigjetës në shirit me drejtimin e
shigjetës në disqe.
Fig.5
Në fillim futni shiritin midis kushinetave të mbajtësit të
sipërm dhe më pas në mbajtësin e poshtëm. Pjesa e
pasme e shiritit duhet të prekë kushinetat në pjesën e
poshtme të mbajtësit të sipërm dhe mbajtësit të
poshtëm.
Poziciononi shiritin rreth disqeve dhe futni anën tjetër të
shiritit brenda mbajtësit të sipërm dhe mbajtësit të
poshtëm derisa pjesa e pasme e shiritit të jetë në
kontakt me pjesën e poshtme të mbajtësit të sipërm dhe
mbajtësit të poshtëm.
Fig.6
3
1. Udhëzuesi i shiritit
2. Brazda
3. Fleta
015673
Futeni shiritin në kanalin e udhëzuesit të shiritit.
Mbajeni shiritin në vend dhe rrotulloni levën e
shtrëngimit të shiritit në drejtim kundërorar derisa të
prekë pjesën e dalë në skelet. Kjo ushtron tensionin e
duhur mbi shirit. Sigurohuni që disku të jetë pozicionuar
siç duhet brenda mbrojtëses së shiritit dhe rreth disqeve.
15
1
2

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents