Sensori I Kursimit Dhe Ndriçimi I Ekranit; Paralajmërim Për Figurat Fikse; Kujdesi Për Televizorin - Samsung UE49KS8000 User Manual

8 series
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon
automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni, shkoni te
Cilësimet > Sistemi > Zgjidhja eko > Sensori eko.
- Nëse ekrani është shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga Sensori eko.
- Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.
Paralajmërim për figurat fikse
Shmangni shfaqjen e figurave fikse (si p.sh. skedarët e figurave jpeg), të elementeve të figurave fikse (si p.sh. stemat e
kanaleve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose të programeve në pamje panoramike apo
format figure 4:3 në ekran. Nëse shfaqni vazhdueshëm figura fikse, mund të ndodhë djegie e figurës në ekranin LED duke
ndikuar në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti negativ, ndiqni rekomandimet më poshtë:
Shmangni afishimin e figurës së palëvizshme për periudha të gjata.
Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një
përshtatje sa më të mirë.
Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.
Përdorini të gjitha funksionet e televizorit për të ulur mbetjen dhe djegien e figurës në ekran. Për hollësi, drejtojuni
manualit elektronik.
Kujdesi për televizorin
Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të
mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni
televizor.
Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë
pastrimit. Për të shmangur gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me
kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një leckë të butë.
Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj
lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë defekt, flakë ose goditje
elektrike.
Fikni televizorin, fshini me kujdes njollat dhe shenjat e gishtave në
panel me një leckë me mikrofibra. Pastrojeni trupin ose panelin e
televizorit me një leckë me mikrofibra të njomur me pak ujë. Pas
kësaj, thani lagështirën me një leckë të thatë. Kur pastroni, mos
ushtroni shumë forcë në sipërfaqe sepse mund të dëmtohet paneli.
Mos përdorni asnjëherë lëngje të djegshme (benzen, hollues etj.) ose
solucion pastrimi. Për njolla të vështira, spërkatni në leckë pak lëng
pastrimi për ekran.
Shqip - 9
>

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents