Samsung The Premiere LSP7T User Manual page 183

Laser projector
Hide thumbs Also See for The Premiere LSP7T:
Table of Contents

Advertisement

Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të sigurisë
Ju lutemi lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni projektorin.
Shihni tabelën më poshtë për një shpjegim të simboleve që mund të ndodhen në produktin tuaj "Samsung".
KUJDES
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE. MOS E HAPNI.
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE
ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E
PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME
NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË
KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.
Ky simbol tregon që brenda ka
tension të lartë. Është e rrezikshme
të prekni pjesët e brendshme të
produktit.
Ky simbol tregon se produkti përfshin
dokumentacion të rëndësishëm
në lidhje me përdorimin dhe
mirëmbajtjen.
Tensioni AC: Tensioni nominal i
shënuar me këtë simbol është
tensioni AC.
Tensioni DC: Tensioni nominal i
shënuar me këtë simbol është
tensioni DC.
Kujdes. Drejtojuni udhëzimeve për
përdorimin: Ky simbol udhëzon
përdoruesin që t'i drejtohet manualit
të përdorimit për informacion të
mëtejshëm në lidhje me sigurinë.
Instalimi
• Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën
e pasme dhe të poshtme hapen për ajrosjen
e nevojshme. Për të garantuar funksionim
të qëndrueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta
mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe hapësira
nuk duhet të bllokohen apo mbulohen kurrë.
– Mos e vendosni këtë pajisje në hapësirë të
izoluar, si p.sh. në raft ose në dollap inkaso,
nëse nuk kanë ajrimin e duhur.
– Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë
kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi,
ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj
rrezeve të diellit.
– Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi
pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose
goditje elektrike.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut apo
lagështirës.
• Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar
të informacionit Samsung kur synoni ta instaloni
projektorin në vend me shumë pluhur, me
temperatura të larta ose të ulëta, me shumë
lagështi, me substanca kimike, ose kur do të
punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte,
stacione treni etj. Përndryshe, projektori mund të
dëmtohet rëndë.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose
spërkatjes.
• Mos i hidhni bateritë në zjarr.
• Bateritë (paketa e baterisë ose bateritë që
keni instaluar) nuk duhet të ekspozohen ndaj
nxehtësisë së madhe si për shembull drita e
diellit, zjarri ose të tjera të ngjashme.
• KUJDES: Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni
me tipin e gabuar bateritë e përdorura në
telekomandë. Zëvendësojini me bateri lloji të
ngjashëm apo ekuivalent.
• PARALAJMËRIM - PËR TË
PARANDALUAR PËRHAPJEN E
ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË DHE
ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË
HAPURA LARG KËTIJ PRODUKTI NË
ÇDO KOHË.
• Tregoni kujdes kur të prekni
projektorin nëse ka qëndruar ndezur
për ca kohë. Disa pjesë mund të jenë
të ngrohta kur i prekni.
Shqip - 3

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

The premiere lsp9tSp-lsp7tfaSp-lsp9tfa

Table of Contents