Samsung WF0602WKE/YLE User Manual page 47

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

pastrimi dhe mirëmbajtja e makinës
tuaj larëse
SHKARKIMI I MAKINËS LARËSE NË NJË RAST URGJENT
1. Shkëputeni makinën larëse nga furnizimi me korrent.
2. Hapni mbulesën e filtrit duke përdorur një monedhë ose një çelës.
3. Tërhiqni përpara tubin e shkarkimit të emergjencës nga lidhësja e tij e qëndrimit.
4. Hiqni mbulesën e shkarkimit të emergjencës duke mbyllur tubin e shkarkimit të emergjencës.
5. Lëreni ujin të rrjedhë në një legen.
Uji i mbetur mund të jetë më shumë se sa ç'e prisnit. Bëni gati një tas të madh.
6. Rivendoseni mbulesën në tubin e shkarkimit të emergjencës dhe pastaj fiksojeni tubin e shkarkimit të
emergjencës në lidhësen e qëndrimit.
7. Rivendosni mbulesën e filtrit.
PASTRIMI I FILTRIT TË COPËZAVE
Përpara se të pastroni papastërtitë nga filtri, sigurohuni që të keni hequr kordonin elektrik nga priza.
1. Në fillim hiqni gjithë ujin e mbetur.
Nëse e hiqni filtrin pa kulluar ujin e mbetur, uji i mbetur mund të rrjedhë jashtë.
2. Hapni mbulesën e filtrit duke përdorur një monedhë ose një çelës.
3. Hiqni mbulesën e shkarkimit në rast urgjent duke e kthyer atë majtas dhe shkarkoni të gjithë ujin.
4. Hiqni mbulesën e filtrit të copëzave.
5. Pastroni çdo pluhur dhe materiale të tjera nga filtri i copëzave. Sigurohuni se helika e pompës së
shkarkimit pas filtrit të copëzave nuk është e bllokuar.
6. Rivendosni kapakun e filtrit të copëzave.
7. Rivendosni mbulesën e filtrit.
PASTRIMI I JASHTËM
1. Fshini sipërfaqet e makinës larëse, përfshirë panelin e kontrollit, me një rrobë të butë duke përdorur një
detergjentë për mjedise shtëpie jogërryes.
2. Përdorni një rrobë të butë për të tharë sipërfaqet.
3. Mos hidhni ujë mbi makinën larëse.
PASTRIMI I SIRTARIT TË DETERGJENTIT DHE NDARJEVE TË SIRTARIT
1. Shtypni levën e lirimit në pjesën e brendshme të sirtarit të detergjentit dhe tërhiqeni sirtarin jashtë.
2. Hiqni ndarësin e detergjentit të lëngshëm nga sitari i detergjentit.
3. Lari të gjitha pjesët me ujë të rrjedhshëm.
4. Pastroni ndarjes e sirtarit me një furçë të vjetër dhëmbësh.
5. Vendoseni përsëri ndarësin e detergjentit të lëngshëm duke e vendosur atë fort në sirtar.
6. Shtyjeni sirtarin në vendin e tij.
7. Për të hequr ndonjë detergjent të mbetur, kryeni një cikël të shpëlarjes pa rroba në centrifugë.
PASTRIMI I RRJETËS SË FILTRIT TË TUBIT TË UJIT
1. Mbyllni furnizimin me ujë në makinën larëse.
2. Lironi tubin nga pjesa e prapme e makinës larëse. Për të parandaluar rrjedhjen e ujit për shkak të
presionit të ajrit në tub, mbulojeni tubin me një copë rrobe.
3. Tërhiqni ngadalë rrjetën e filtrit nga skaji i tubit duke përdorur një palë pinca dhe shpëlajeni atë me ujë
derisa të pastrohet. Gjithashtu pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të lidhësit të rrjetës.
4. Shtyjeni filtrin në vendin e tij.
5. Shtëngojeni tubin përsëri në makinën larëse.
6. Sigurohuni se nga lidhjet nuk rrjedh ujë dhe hapni rubinetin.
WF0602WK_02970H_SQ.indd 5
pastrimi dhe mirëmbajtja e makinës tuaj larëse _5
2011-2-16 10:01:18

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents