Informacionet Për Baterinë Dhe Karikuesin - Nokia 5.3 User Manual

Hide thumbs Also See for 5.3:
Table of Contents

Advertisement

Nokia 5.3 Udhëzues Përdorues
INFORMACIONET PËR BATERINË DHE KARIKUESIN
Informacione për baterinë dhe karikuesin
Për të kontrolluar nëse telefoni juaj ka një bateri të heqshme apo të paheqshme, shikoni
udhëzuesin e fillimit.
Pajisjet me bateri që hiqet Përdoreni pajisjen tuaj vetëm me një bateri origjinale të
rikarikueshme. Bateria mund të karikohet dhe shkarkohet qindra herë, por përfundimisht
ajo do të konsumohet. Kur kohëzgjatjet e telefonatave dhe në gatishmëri janë në mënyrë të
dukshme më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë.
Pajisjet me bateri që nuk hiqet Mos u përpiqni ta hiqni baterinë, pasi mund të dëmtoni
pajisjen. Bateria mund të karikohet dhe shkarkohet qindra herë, por përfundimisht ajo do të
konsumohet. Kur kohëzgjatjet e telefonatave dhe në gatishmëri janë në mënyrë të dukshme
më të shkurtra se zakonisht, për të zëvendësuar baterinë, dërgojeni pajisjen në pikën më të
afërt të autorizuar të shërbimit.
Karikojeni pajisjen tuaj me karikuesin e dhënë. Lloji i spinës së karikuesit mund të ndryshojë.
Koha e karikimit mund të ndryshojë në varësi të aftësisë së pajisjes.
Informacionet e sigurisë për baterinë dhe e karikuesin
Pas përfundimit të karikimit të pajisjes suaj, hiqeni karikuesin nga pajisja dhe nga priza
elektrike. Kini parasysh se karikimi në vazhdimësi nuk duhet të kalojë mbi 12 orë. Nëse një
bateri plotësisht e karikuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Temperaturat ekstreme zvogëlojnë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Përpiquni që
ta mbani baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F) për një cilësi optimale
funksionimi. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht.
Kini parasysh se bateria mund të shkarkohet shpejt në temperatura të ulëta dhe të humbë
shumë energji duke e fikur telefonin brenda pak minutave. Kur jeni në ambiente të jashtme në
temperatura të ulëta, mbajeni ngrohtë telefonin.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Zbatoni rregulloret lokale. Kur është
e mundur, i ricikloni. Mos i hidhni pas përdorimit si mbeturinat e përditshme.
Mos e zbërtheni, pritni, thërrmoni, përthyeni, shponi apo dëmtoni baterinë në asnjë mënyrë.
Në rast se bateria rrjedh, mos e lejoni lëngun të prekë lëkurën ose sytë. Nëse ndodh kjo gjë,
shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura ose kërkoni ndihmë mjekësore. Mos e modifikoni,
mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e zhytni apo ekspozoni atë ndaj ujit ose
lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.
Përdoreni baterinë dhe karikuesin vetëm për qëllimin që janë krijuar. Përdorimi i
papërshtatshëm ose përdorimi i baterive dhe karikuesve të papërputhshëm dhe të pamiratuar
mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të tjera dhe mund të zhvlerësojë çdo
miratim ose garanci. Nëse besoni se bateria ose karikuesi është dëmtuar, dërgojeni në një
qendër shërbimi ose te shitësi i telefonit para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni
asnjëherë një bateri ose karikues të dëmtuar. Karikuesin përdoreni vetëm në ambiente të
brendshme. Mos e karikoni pajisjen tuaj gjatë një stuhie me vetëtima.
© 2020 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
46

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents