Simboli I Koshit Me Rrota Shënuar Me Kryq; Informacionet Për Baterinë Dhe Karikuesin - Nokia TA-1092 Manual

Hide thumbs Also See for TA-1092:
Table of Contents

Advertisement

Nokia 2.1 Udhëzuesi i përdorimit
SIMBOLI I KOSHIT ME RROTA SHËNUAR ME KRYQ
Simboli i koshit me rrota shënuar me kryq
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues
ose në paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe elektronike dhe bateritë
duhet të dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi kur dalin jashtë përdorimit. Mos
harroni të hiqni të dhënat personale nga pajisja në fillim. Mos i hidhni këto produkte si
mbetje të paveçuara urbane: çojini ato për riciklim. Për informacione për pikën më të
afërt të riciklimit, kontaktoni me autoritetet lokale për mbetjet ose lexoni në lidhje me
programin e rimbledhjes të kompanisë HMD dhe disponueshmërinë e tij në shtetin tuaj në
www.nokia.com/phones/support/topics/recycle.
INFORMACIONET PËR BATERINË DHE KARIKUESIN
Informacione për baterinë dhe karikuesin
Për të kontrolluar nëse telefoni juaj ka një bateri të heqshme apo të paheqshme, shikoni
udhëzuesin e printuar.
Pajisjet me bateri të heqshme Përdoreni pajisjen tuaj vetëm me një bateri origjinale të
rikarikueshme. Bateria mund të karikohet dhe shkarkohet qindra herë, por me kalimin e kohës
ajo do të konsumohet. Kur kohëzgjatja e telefonatave dhe e gjendjes së gatishmërisë është
dukshëm më e shkurtër se normalisht, zëvendësoni baterinë.
Pajisjet me bateri të paheqshme Mos u përpiqni ta hiqni baterinë, pasi mund të dëmtoni
pajisjen. Bateria mund të karikohet dhe shkarkohet qindra herë, por me kalimin e kohës ajo do
të konsumohet. Kur kohëzgjatja e telefonatave dhe e gjendjes së gatishmërisë është dukshëm
më e shkurtër se normalisht, për të zëvendësuar baterinë, dërgojeni atë në pikën më të afërt të
autorizuar të shërbimit.
Karikojeni pajisjen tuaj me një karikues të përputhshëm. Lloji i spinës së karikuesit mund të
ndryshojë. Koha e karikimit mund të ndryshojë në varësi të kapacitetit të pajisjes.
Informacionet e sigurisë për baterinë dhe karikuesin
Pas përfundimit të karikimit të pajisjes suaj, hiqeni karikuesin nga pajisja dhe nga priza. Kini
parasysh se karikimi i vazhdueshëm nuk duhet të kalojë mbi 12 orë. Nëse një bateri plotësisht e
karikuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
© 2023 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
55

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ta-10802.1Ta-1084Ta-1093Ta1086

Table of Contents