Instalimi Dhe Përdorimi I Frigoriferit Tuaj - Electrolux LNT7ME46X2 User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Për sigurinë tuaj mos vendosni materiale shpërthyese ose të djegshme brenda
frigoriferit. Vendosini pijet me sasi të lartë alkooli në pozicion vertikal në ndarjen
e frigoriferit dhe duke i mbyllur grykat fort.
• Kur merrni akull të bërë në dhomën e ngrirësit, mos e prekni, akulli mund të
shkaktojë djegje dhe/ose prerje akulli.
• Mos i prekni gjërat e ngrira me duar të lagura! Mos i hani akulloret dhe kubat e akullit
menjëherë pasi t'i keni nxjerrë nga dhoma e ngrirësit!
• Mos i ngrini përsëri ushqimet e ngrira pasi kanë shkrirë. Kjo mund të shkaktojë probleme
shëndetësore si helmim nga ushqimi.
• Mos e mbuloni trupin ose kreun e frigoriferit me leckë. Kjo ndikon në performancën e
frigoriferit tuaj.
• Fiksojini aksesorët në frigorifer gjatë transportit për të parandaluar dëmtimin e tyre.
Instalimi dhe përdorimi i frigoriferit tuaj
Para se të filloni ta përdorni frigoriferin tuaj, duhet t'i kushtoni vëmendje pikave të mëposhtme:
• Tensioni i punës për frigoriferin tuaj është 220-240 V në 50Hz.
• Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet që ndodhin për shkak të përdorimit pa tokëzim.
• Vendoseni frigoriferin në një vend ku nuk do të ekspozohej nën dritën direkte të diellit.
• Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm larg nga sobat, furrat me gaz dhe pajisjet e
ngrohjes dhe duhet të jetë të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
• Frigoriferi juaj nuk duhet të përdoret asnjëherë jashtë ose të lihet nën shi.
• Kur frigoriferi juaj vendoset pranë një ngrirësi, duhet të ketë të paktën 2 cm distancë
midis tyre për të mos lejuar krijimin e lagështisë në sipërfaqen e jashtme.
• Mos vendosni asgjë mbi frigorifer dhe montojeni frigoriferin në një vend të
përshtatshëm në mënyrë që sipër të ketë të paktën 15 cm hapësirë.
• Këmbët e para të lëvizshme duhet të rregullohen në mënyrë që pajisja të
jetë në nivel dhe e palëvizshme. Mund t'i rregulloni këmbët duke i rrotulluar
ato në drejtim të akrepave të orës (ose në drejtim të kundërt). Kjo mund të
bëhet para se të vendosni ushqim në frigorifer.
• Para se ta përdorni frigoriferin tuaj, fshijini të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë me një lugë
çaji bikarbonat sode, dhe pastaj shëplajeni me ujë të pastër dhe thajeni. Vendosini të
gjitha pjesët pas pastrimit.
• Kondensatori i frigoriferit tuaj ndodhet në fund të kabinetit. Si rezultat, montoni
distancatorin duke e fiksuar në vrimat në panelin e kapakut të poshtëm dhe rrotullojeni
90° siç është treguar në figurën e mëposhtme
për të rregulluar distancën midis frigoriferit dhe
murit të pasmë ku do ta vendosni frigoriferin.
Mund ta lëvizni frigoriferin drejt murit të pasmë
deri në atë pikë.
• Frigoriferi duhet të vendoset afër murit në
distancë jo më të madhe se 75 mm larg.
Plastik për vendosjen në distancë
AL -36-

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents