LG 32LB5610-ZC Owner's Manual page 366

Hide thumbs Also See for 32LB5610-ZC:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 25
6
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y Nëse e instaloni TV-në mbi një mbështetëse, duhet të merrni masa që të shmangni
përmbysjen e produktit. Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë
lëndim.
y Nëse keni ndërmend që ta montoni pajisjen në mur, lidhni ndërfaqen e montimit në mur VESA (pjesët
fakultative) në pjesën e pasme të pajisjes. Kur e instaloni TV-në për montim në mur (pjesë fakultative),
bashkojeni me kujdes në mënyrë që të mos bjerë.
y Përdorni vetëm pjesët shtesë / aksesorët që specifikohen nga prodhuesi.
y Kur të instaloni antenën, konsultohuni me një punonjës shërbimi të kualifikuar.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
y Ne rekomandojmë që të mbani një distancë prej të paktën sa 2 ose 7-fishi i madhësisë
së ekranit kur shikoni TV.
Nëse shikoni TV për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë turbullim në shikim.
y Përdorni vetëm llojin e specifikuar të baterisë.
Kjo mund të shkaktojë dëmtim të telekomandës.
y Mos i përzieni bateritë e reja me bateritë e vjetra.
Kjo mund të shkaktojnë mbinxehjen e baterive dhe rrjedhjen e tyre.
y Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së tepërt, p.sh. mbajini larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit,
vatrave të hapura të zjarrit dhe ngrohësve elektrikë.
y MOS i vendosni bateritë e paringarkueshme në pajisjen e ngarkimit.
y Sigurohuni që të mos ketë objekte ndërmjet telekomandës dhe sensorit të saj.
y Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose nga një dritë tjetër e
fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.
y Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave, sigurohuni që kabllot e
lidhjes të jenë mjaftueshëm larg.
Në të kundërt, produkti mund të bjerë, gjë që mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të
dëmtojë produktin.
y Mos e ndizni/fikni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza. (Mos e përdorni
prizën elektrike si çelës.)
Kjo mund të shkaktojë defekt mekanik ose mund të japë goditje elektrike.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents