Samsung TU7172 User Manual page 65

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
01 Çfarë përmban kutia?
Sigurohuni që artikujt e mëposhtëm vijnë me televizorin. Nëse
mungon ndonjë artikull, kontaktoni shitësin.
• Telekomanda dhe bateritë (Në varësi të modelit)
• Telekomanda inteligjente "Samsung" & Bateritë (Në varësi të
modelit)
• Manuali i përdorimit
• Përshtatësin e kartës CI
• Fletëgarancia / Udhëzuesi rregullator (nuk jepet në disa
vende)
• Kablloja elektrike e televizorit
• Përshtatësi i bazamentit në mur (në varësi të modelit)
• LLoji i baterisë mund të ndryshojë në varësi të modelit.
• Ngjyrat dhe format e artikujve mund të ndryshojnë në varësi
të modeleve.
• Kabllot e papërfshira mund të blihen veçmas.
• Kontrolloni për aksesorë të fshehur prapa ose brenda
materialeve të paketimit gjatë hapjes së kutisë.
Ekrani mund të dëmtohen nëse e shtypni
drejtpërdrejtë, nëse nuk kapet siç duhet.
Sigurohuni që të kapni skajet e ekranit kur të
ngrini televizorin, siç tregohet në figurë.
Mos e prekni
këtë ekran!
02 Kryerja e konfigurimit fillestar
Herën e parë që ndizni televizorin, fillon menjëherë konfigurimi
fillestar. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran dhe konfiguroni
cilësimet bazë të televizorit për t'iu përshtatur mjedisit tuaj të
shikimit.
Përdorimi i Pulti i televizorit
Televizorin mund ta ndizni me butonin Pulti i televizorit në
pjesën e poshtme të televizorit dhe më pas përdorni Menyja e
komandimit. Menyja e komandimit shfaqet kur shtypet butoni
Pulti i televizorit ndërkohë që televizori është ndezur.
• Ekrani mund të errësohet nëse nuk hiqet shtresa mbrojtëse
në stemën "SAMSUNG" ose në pjesën e poshtme të televizorit.
Hiqni membranën mbrojtëse.
Menyja e komandimit
Butoni i
Pulti i televizorit / Sensori i telekomandës
03 Zgjidhja e problemeve dhe
mirëmbajtja
Zgjidhja e problemeve
Për më shumë informacion, shihni "Zgjidhja e problemeve" ose
"FAQ" në e-Manual.
>
Cilësimet > e-Manual > Zgjidhja e problemeve ose
Pyetjet e shpeshta
Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin,
vizitoni "www.samsung.com" dhe klikoni "Mbështetja teknike"
ose kontaktoni qendrën e shërbimit Samsung.
• Ky panel TFT LED përbëhet nga nënpikëza që kërkojnë
teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund
të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto
pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.
• Për ta mbajtur televizorin në një gjendje optimale, përdorni
softuerin më të ri. Përdorni funksionet Përditëso tani ose
Përditësimi automat. në menunë e televizorit (
Cilësimet > Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditëso tani
ose Përditësimi automat.).
Televizori nuk ndizet.
• Sigurohuni që kordoni elektrik (AC) të jetë futur siç duhet në
televizor dhe në prizë.
• Sigurohuni që priza është në rregull dhe sensori i telekomandë
në fund të televizorit është e ndezur në të kuqe të fortë.
• Provoni të shtypni butonin Pulti i televizorit në pjesën e
poshtme të televizorit për t'u siguruar që problemi nuk
qëndron te telekomanda. Nëse televizori ndizet, shihni
"Telekomanda nuk punon".
Telekomanda nuk punon.
• Kontrolloni nëse llamba treguese në fund të televizorit pulson
kur shtypni butonin e ndezjes në telekomandë. Nëse nuk
pulson, ndërroni bateritë e telekomandës.
• Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–) në
pozicionet e duhura.
• Rekomandohen bateritë alkaline për më shumë jetëgjatësi.
• Provoni të drejtoni telekomandën direkt nga televizori në
largësi 1,5-1,8 m.
• Nëse televizori vjen me Telekomanda inteligjente "Samsung"
(telekomandë me "Bluetooth"), sigurohuni që ta çiftoni me
televizorin.
>
Shqip - 5

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ue58tu7172uxxh

Table of Contents