Electrolux EHD30000K User Manual page 2

30cm induction domino hob
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 21
2 electrolux
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë
Instalimi
Përshkrim i produktit
Funksionimi
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
TË DHËNA PËR SIGURINË
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo
është në interes të sigurisë suaj dhe
për të siguruar funksionimin e duhur.
Mbajini këto udhëzime dhe sigurohuni
që të jenë me pajisjen kur ajo
zhvendoset ose shitet. Të gjithë
personat që përdorin pajisjen duhet të
dinë plotësisht për funksionimin e saj
dhe veçoritë e sigurisë.
Siguria e përgjithshme
Paralajmërim Personat (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi fizike,
ndjesore dhe mendore të kufizuara ose
me mungesë përvoje dhe njohurish nuk
duhet ta përdorin pajisjen. Këta njerëz
duhet të jenë nën mbikëqyrje ose të
udhëzohen për përdorimin e pajisjes,
nga një person përgjegjës për sigurinë
e tyre.
Pajisja nuk është e projektuar për të
funksionuar me një kohëmatës të
jashtëm ose me një sistem komandimi
të veçuar.
Siguria për fëmijët
• Këtë pajisje mund ta përdorin vetëm
personat e rritur. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i asfiksimit
ose lëndimit fizik.
• Fëmijët mbajini larg nga pajisja gjatë dhe
pas punës së saj, derisa pajisja të jetë
ftohur.
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
2
Kujdesi dhe pastrimi
3
Si të veprojmë nëse...
7
Të dhëna teknike
7
Probleme që lidhen me mjedisin
7
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Siguria gjatë funksionimit
• Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa
mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të
parë.
• Fikini në "off" zonat e gatimit pas çdo
përdorimi.
• Ka rrezik djegieje! Mos vendosni sende
metalike, për shembull takëme ose
kapakë tenxheresh mbi sipërfaqen e
gatimit, pasi mund të nxehen shumë.
• Përdoruesit me stimulues kardiak të
implantuar, duhet ta mbajnë trupin
minimalisht 30 cm larg zonave të gatimit
me induksion ndërsa janë të ndezura.
Paralajmërim Rrezik zjarri!Yndyra
dhe vajrat e tejnxehur marrin flakë
shumë shpejt.
Përdorimi i saktë
• Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
• Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë
punës.
• Mos lejoni që lëngjet të derdhen te vrimat
mbi vatrën
• Mos e përdorni kurrë vatrën pa enë
gatimi mbi të.
• Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi! Mos e përdorni atë për qëllime
komerciale apo industriale ose për çdo
qëllim tjetër të ndryshëm nga ai për të
cilin është projektuar. Në këtë mënyrë, do
të shmangni rrezikun ndaj personit ose
pronës.
• Përdorni vetëm enë gatimi diametri i
pjesës së fundit të të cilave përket me
dimensionet e vatrave.
• Tenxheret nuk duhet të shkelin mbi
pjesën e butonave.
8
8
10
10

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents