LG GBB62SWFFN Owner's Manual page 790

Hide thumbs Also See for GBB62SWFFN:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
•Mos përdorni tharëse flokësh për të tharë pjesën e brendshme të
pajisjes ose mos vendosni qiri brenda për të larguar erërat.
•Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të
përshpejtuar procesin e shkrirjes.
Hedhja
•Kur ta hidhni pajisjen, hiqeni gominën e derës duke i lënë raftet
dhe koshat në vend dhe mbajini fëmijët larg nga pajisja.
•Hidhini të gjitha materialet e paketimit (si qeset plastike dhe
stiropolin) larg nga fëmijët. Materialet e paketimit mund të
shkaktojnë mbytje.
Siguria teknike
•Mbajini pa pengesa hapësirat e ventilimit, në trupin e pajisjes ose
në strukturën e integruar.
•Ndalohet përdorimi i pajisjeve elektrike brenda frigoriferit.
•Lëngu ftohës dhe gazi i izolimit i përdorur në pajisje kërkojnë
procedura të veçanta për t'u hedhur. Konsultohuni me agjentin e
shërbimit ose një person të ngjashëm të kualifikuar para se t'i
hidhni.
•Kjo pajisje përmban një sasi të vogël ftohësi prej isobutani
(R600a), por është gjithashtu i djegshëm. Kur transportoni dhe
instaloni pajisjen, duhet të bëhet kujdes për t'u siguruar që asnjë
pjesë e qarkut të lëngut ftohës të mos dëmtohet.
•Gazi ftohës që del nga tubat mund të marrë flakë ose të shkaktojë
shpërthim.
•Nëse zbulohet se ka një rrjedhje, largoni çdo flakë ose burim të
mundshëm ndezjeje dhe ajroseni dhomën në të cilën ndodhet
pajisja për disa minuta. Për të shmangur krijimin e një përzierjeje
gazi të djegshëm dhe ajri nëse ndodh një rrjedhje në qarkun e
lëngut ftohës, madhësia e dhomës në të cilën përdoret pajisja
duhet të përkasë me sasinë e lëngut ftohës të përdorur. Sipërfaqja
e dhomës duhet të jetë 1 m² për çdo 8 g gazi ftohës R600a
brenda pajisjes.
8
SQ

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Gbb62pzgfnGbb72pzexn

Table of Contents