Samsung VR30T85 Series User Manual page 89

Jet bot
Hide thumbs Also See for VR30T85 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Aplikacioni "SmartThings"
Aplikacioni "SmartThings" përputhet vetëm
me modelet që kanë funksion "Wi-Fi".
Nëse nuk keni një rrugëzues "Wi-Fi", nuk
mund ta përdorni aplikacionin "SmartThings".
Shkarkimi i aplikacionit "SmartThings"
• Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin
"SmartThings" nga dyqanet ("Google Play
Store", "Apple App Store" ose "SAMSUNG
Galaxy Store"). Për të gjetur aplikacionin,
përdorni fjalën kyçe "SmartThings".
SHËNIM
• "SmartThings" është i papajtueshëm me disa
tableta dhe pajisje celulare.
• Disa "iPad" dhe pajisje celulare mund të mos
mbështeten.
• Vizitoni "Play Store" ose "App Store" për të parë
nëse pajisja juaj celulare është e pajtueshme me
"SmartThings".
• Versioni i softuerit mbështetës të aplikacionit
"SmartThings" mund të ndryshojë sipas
politikës mbështetëse të sistemit operativ që
ofron prodhuesi. Përpos kësaj, për sa i përket
aplikacionit "SmartThings" apo funksioneve
që ky aplikacion mbështet, politika e re e
përditësimit të aplikacionit në versionin
ekzistues të sistemit operativ mund të
pezullohet për arsye përdorimi ose sigurie.
• Aplikacioni "SmartThings" mund të ndryshojë pa
njoftim paraprak për të përmirësuar përdorimin
ose performancën. Duke qenë se versioni
i sistemit operativ të celularit përditësohet
çdo vit, edhe "SmartThings" përditësohet
vazhdimisht sipas sistemit më të fundit
operativ.
• Nëse keni pyetje në lidhje me zërat e
përmendur më sipër, na kontaktoni në adresën
st.service@samsung.com.
Konfigurimi i llogarisë së "SAMSUNG"
• Përpara se të përdorni aplikacionin
"SmartThings" duhet të identifikoheni në
llogarinë e "SAMSUNG".
• Për të konfiguruar llogarinë e "SAMSUNG",
mund të ndiqni udhëzimet e ofruara nga
aplikacioni "SmartThings".
• Përndryshe, nëse keni celular inteligjent
"SAMSUNG", mund ta shtoni llogarinë e
"SAMSUNG" në aplikacionin e cilësimeve
të celularit. Më pas, do të identifikoheni
automatikisht në llogarinë e "SAMSUNG"
dhe mund të përdorni aplikacionin
"SmartThings".
Regjistrimi i një pajisjeje me aplikacionin
"SmartThings"
1 Lidheni celularin inteligjent me rrugëzuesin
me valë.
- Nëse celulari inteligjent nuk është lidhur,
ndizni "Wi-Fi" në "aplikacionin e cilësimeve"
dhe zgjidhni rrugëzuesin me valë me të cilin
dëshironi të lidheni.
- Caktojeni celularin inteligjent që të përdorë
vetëm "Wi-Fi" dhe lidhni një pajisje.
2 Hapni aplikacionin "SmartThings" në celularin
inteligjent.
3 Nëse shfaqet një dritare që thotë se është
gjetur një pajisje e re, prekni "ADD NOW".
- Nëse dritarja kërcyese nuk shfaqet, shtoni
një pajisje duke zgjedhur kategorinë "Pajisjet
shtëpiake"
"Pastrues robotik" dhe "Jet Bot"
për ta lidhur.
- Nëse skanoni kodin QR të "SmartThings" të
vendosur në "Jet Bot", mund ta lidhni "Jet
Bot" më lehtë.
4 [Android] Lidhja me pajisjen do të vazhdojë
automatikisht.
- [iOS] Hapni aplikacionin e cilësimeve dhe
zgjidhni "[vacuum]_E30AJT**" në listën e
"Wi-Fi".
5 Kryeni autentikimin në momentin që
udhëzoheni.
6 [Android] Lidhja me rrugëzuesin me valë do të
vazhdojë automatikisht.
- [iOS] Hapni aplikacionin e cilësimeve dhe
zgjidhni rrugëzuesin me valë në listën e
"Wi-Fi".
7 Kur regjistrimi i produktit të ketë përfunduar,
do të shtohet karta e pajisjes "Jet Bot".
SHËNIM
• Ndezja/fikja e "Wi-Fi": Mbani shtypur
butonin [
] për 7 sekonda për ta fikur
ose ndezur sërish "Wi-Fi", teksa fshesa me
korrent është në gjendje gatishmërie ose
duke u karikuar
Shqip 11

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents