Philips Sonicare For Kids Design a Pet Edition User Manual page 323

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KidPacer
Intensitetet
5 Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve
të përparmë, anojeni dorezën e furçës në drejtim
gjysmë për lart dhe kryeni disa lëvizje vertikale njëra
mbi tjetrën në çdo dhëmb.
6 Pasi të keni përfunduar ciklin e pastrimit me furçë,
mund të vazhdoni edhe për pak kohë duke larë
sipërfaqet e bluarjes së ushqimit te dhëmbët dhe në
zonat ku shfaqen njolla. Gjithashtu, mund të lani edhe
gjuhën, duke e mbajtur furçën e dhëmbëve të ndezur
ose të fikur, sipas dëshirës.
Shënim: Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është e
sigurt për t'u përdorur në aparate ortodontike (kokat e
furçës konsumohen më shpejt kur përdoren në aparate
ortodontike) dhe në restaurime dentare (mbushje,
kurora, faseta) nëse ato janë ngjitur siç duhet dhe nuk
janë dëmtuar.
Për të siguruar larjen e njëtrajtshme të dhëmbëve në të
gjithë gojën, ndajeni këtë të fundit në 4 seksione duke
përdorur funksionin "KidPacer". "KidPacer" ndan kohën e
larjes në 4 segmente të barabarta dhe tregon se kur
duhet të kaloni në zonën tjetër. Segmentet tregohen me
një tingull të shkurtër. Furça e dhëmbëve ndalon
automatikisht në fund të seancës së larjes me një tingull
urimi.
Shënim: Udhëzoni fëmijët tuaj të vazhdojnë me larjen e
dhëmbëve derisa të dëgjojnë tingullin e urimit dhe derisa
furça e dhëmbëve të fiket.
Furça juaj elektrike e dhëmbëve është e pajisur me deri
në 2 intensitete të ndryshme: "delikat" dhe "tejet delikat".
Shënim: Kur e përdorni furçën e dhëmbëve për herë të
parë, cilësimi i parazgjedhur është "tejet delikat".
Për të ndryshuar intensitetet:
-
Për të ndezur furçën e dhëmbëve, shtypni një herë
butonin e ndezjes/fikjes
-
Shtypeni për herë të dytë brenda 2 sekondave për të
ndryshuar intensitetin
323
Shqip

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hx3601/01

Table of Contents