Makita HR3200C Instruction Manual page 19

Hide thumbs Also See for HR3200C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ndryshimi i mandrinës për ndryshimin e
shpejtë të SDS-plus
Për modelin HR3210FCT
Mandrina për ndryshimin e shpejtë të SDS-plus mund të
ndryshohet lehtësisht me mandrinën e shpimit për
ndryshim të shpejtë.
Heqja e mandrinës për ndryshimin e shpejtë të SDS-
plus
Fig.4
KUJDES:
Përpara se të hiqni mandrinon për ndryshimin e
shpejtë të SDS-plus, gjithmonë hiqni punton.
Mbajeni kapakun e ndërrimit me gishtin e madh dhe atë
të mesit dhe tërhiqeni atë sipas shigjetës së drejtimit 1.
Kur kapaku i ndërrimit është tërhequr në atë drejtim,
mbajeni kapakun e mandrinos me gishtin tregues.
Ndërkohë që mbani kapakun e mandrinos në atë
mënyrë, tërhiqni jashtë mandrinon e ndërrimit të shpejtë
për SDS-plus në drejtimin e shigjetës 2 me një goditje.
Vendosja e mandrinës së shpimit për ndryshimin e
shpejtë
Fig.5
Kapni kapakun e ndërrimit dhe vendosni mandrinon e
shpimit për ndryshim të shpejtë në boshtin e veglës.
Sigurohuni që mandrinoja e shpimit për ndryshim të
shpejtë të sigurohet duke u munduar ta tërhiqni disa
herë.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
Rrotullimi me goditje
Fig.6
Për shpime në beton, mur etj shtypni butonin bllokues
dhe rrotulloni levën e ndërrimit që treguesi të jetë i
drejtuar nga simboli
tungsten-karbit.
Vetëm rrotullim
Fig.7
Për shpime në materiale druri, metali ose plastike,
lëshoni butonin bllokues dhe rrotulloni levën e ndërrimit
që treguesi të jetë i drejtuar nga simboli
punto turjelë ose një punto druri.
Vetëm goditje
Fig.8
Për punime ciflosjeje, leskërimi ose shkatërrimi, shtypni
butonin e bllokimit dhe rrotulloni levën e ndërrimit që
treguesi të jetë i drejtuar nga simboli
bulino shpuese, daltë të ftohtë, daltë për leskërim etj.
KUJDES:
Mos e rrotulloni levën e ndërrimit ndërsa vegla është
duke punuar me ngarkesë. Vegla do të dëmtohet.
Për të shmangur konsumimin e shpejtë të
mekanizmit të ndryshimit të modalitetit, sigurohuni
që leva e ndërrimit të jetë vendosur siç duhet në
një nga tre pozicionet e modalitetit të punës.
. Përdorni një punto me majë
. Përdorni një
. Përdorni një
Kufizuesi i rrotullimit
Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një
nivel i caktuar i rrotullimit. Motori do të shkëputet nga
boshti në dalje. Kur kjo të ndodhë, puntoja nuk do të
rrotullohet më.
KUJDES:
Sapo të aktivizohet kufizuesi i rrotullimit, fikni
menjëherë veglën. Kjo ndihmon në parandalimin e
konsumimit të parakohshëm të veglës.
Llamba e treguesit
Fig.9
Llamba e gjelbër e energjisë e treguesit ndizet kur vegla
është e lidhur me korrentin. Nëse llamba e treguesit nuk
ndizet, kablloja kryesore ose kontrolluesi mund të ketë
defekt. Llamba e treguesit është ndezur por vegla nuk
nis punën edhe pse ajo është e ndezur, karbonçinat
mund të jenë konsumuar ose kontrolluesi, motori ose
çelësi i ndezjes/fikjes mund të ketë defekt.
Llamba e kuqe e treguesit të shërbimit ndizet kur
karbonçinat janë pothuajse të konsumuara për të
treguar se vegla ka nevojë për shërbim. Pas afërsisht 8
orësh përdorimi, motori fiket automatikisht.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Mbajtësja anësore
Fig.10
KUJDES:
Gjithmonë përdorni mbajtësen anësore për siguri
veprimi gjatë shpimit në beton, në mur etj.
Mbajtësja anësore rrotullohet nga të dyja anët duke
lejuar një kapje të lehtë të veglës në çdo pozicion.
Lirojeni pak mbajtësen anësore duke e rrotulluar në
drejtim kundërorar, drejtojeni në pozicionin e dëshiruar
më pas shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim orar.
Instalimi ose heqja e puntos
Fig.11
Pastroni bishtin e puntos dhe aplikoni pak graso para se
ta instaloni punton.
Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni
derisa të zërë vend.
Fig.12
Nëse puntoja nuk futet brenda, hiqeni punton. Tërhiqeni disa
herë poshtë kapakun e mandrinës. Më pas futeni punton
sërish. Rrotulloni punton dhe shtyjeni derisa të zërë vend.
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që puntoja të jetë
kapur siç duket, duke e provuar ta nxirrni.
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinës dhe nxirreni punton jashtë.
19

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr3210cHr3210fct

Table of Contents