Download Print this page

Informacion I Rëndësishëm Sigurie - Philips BT721 Series Manual

Hide thumbs Also See for BT721 Series:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHQIP
Përshkrim i përgjithshëm (fig. 1)
1
Elementi prerës
2
Sistemi i vakuumit
3
Opsionet e gjatësisë
4
Rrotulla zmadhuese
5
Butoni i ndezjes/fikjes
6
Treguesi i gjendjes së baterisë
7
Çanta
8
Furça e pastrimit
9
Fisha e vogël
10 Ushqyesi (adaptori)
11 Shkurtuesi i precizionit
12 Krehri i imët 3 mm (M)
13 Krehri i mjekrës
Informacion i rëndësishëm
sigurie
Lexojeni me kujdes këtë
informacion të rëndësishëm
përpara përdorimit të pajisjes
dhe të aksesorëve të saj dhe
ruajeni për referencë në të
ardhmen. Aksesorët e dhënë
mund të ndryshojnë sipas
produkteve të ndryshme.
Rrezik
- Mbajeni ushqyesin të thatë
(Fig. 2).
Paralajmërim
- Ushqyesi përmban
transformator. Mos e prisni
ushqyesin për ta zëvendësuar
me ndonjë prizë tjetër, sepse
mund të krijohet situatë e
rrezikshme.
- Ngarkojeni pajisjen vetëm me
ushqyesin e dhënë (HQ8505).
- Kjo pajisje mund të përdoret
nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe
nga persona me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose
mendore ose me mungesë
përvoje e njohurish, vetëm
nëse mbikëqyren apo
udhëzohen për ta përdorur
pajisjen në mënyrë të sigurt
dhe nëse e kuptojnë rrezikun
që kanoset. Fëmijët nuk
duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
nga përdoruesi nuk duhet
të bëhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
- Kontrollojeni gjithmonë
pajisjen përpara se ta
përdorni. Mos e përdorni
pajisjen nëse është e dëmtuar
sepse kjo mund të shkaktojë
lëndim. Ndërrojeni gjithmonë
pjesën e dëmtuar me një
pjesë tjetër origjinale.
- Mos e hapni pajisjen për
të zëvendësuar baterinë e
rikarikueshme.
Kujdes
- Kjo pajisje nuk mund të
lahet. Mos e zhytni asnjëherë
pajisjen në ujë dhe mos e
shpëlani në rubinet (Fig. 2).
- Përdoreni këtë pajisje vetëm
për qëllimin e saj të synuar
siç tregohet në manualin e
përdorimit.
- Për arsye higjienike, pajisja
duhet të përdoret vetëm nga
një person.
- Mos përdorni asnjëherë
ajër të ngjeshur, sfungjerë
pastrimi, agjentë pastrimi
gërryes ose lëngje agresive si
p.sh. benzinë ose aceton për
të pastruar pajisjen.
- Mos e përdorni ushqyesin
brenda ose pranë prizave
që kanë aktualisht apo kanë
pasur aromatizues elektrikë
për të parandaluar dëmet
e pariparueshme ndaj
ushqyesit.
Fushat elektromagnetike (EMF)
-
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha
standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin
ndaj fushave elektromagnetike.
Të përgjithshme
-
Pajisja është e përshtatshme për tensione rrjeti që
variojnë nga 100 në 240 volt.
-
Ushqyesi shndërron 100-240 volt në tension të
ulët dhe të sigurt nën 24 volt.
-
Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 75 dB(A).
Ekrani
Treguesit e gjendjes së baterisë
Kur bateria ka rënë thuajse plotësisht, treguesi i
ngarkimit të baterisë pulson në portokalli (Fig. 3).
Kur pajisja ngarkohet, treguesi i ngarkimit të
baterisë pulson në të bardhë (Fig. 4).
Kur bateria ngarkohet plotësisht, treguesi i ngarkimit
të baterisë ndizet vazhdueshëm (Fig. 5) në të bardhë.
Shënim: Dritat fiken automatikisht pas
30 minutash.
Treguesit e gjatësisë së flokëve
Opsioni i zgjedhur i gjatësisë së qimeve të ndizet
në dorezën e përparme, kur zgjidhni opsionin e
dëshiruar të gjatësisë me anë të rrotullës (Fig. 6)
zmadhuese.
Ngarkimi
Ngarkimi zgjat rreth 1 orë. Ngarkojeni pajisjen përpara
përdorimit për herë të parë dhe kur ekrani tregon se
bateria është thuajse bosh.
1
Sigurohuni që pajisja të jetë fikur.
2
Vendoseni ushqyesin në prizë dhe futni fishën e
vogël në pajisje (Fig. 7).
3
Pas ngarkimit, hiqeni ushqyesin nga priza dhe
hiqeni fishën e vogël nga pajisja.
Kur pajisja ngarkohet tërësisht, ajo ka kohë pune pa
tela deri në 75 minuta.
Përdorimi i pajisjes
Shënim: Kjo pajisje mund të përdoret pa kordon ose
drejtpërdrejt nga priza.
Këtë pajisje mund ta përdorni për mjekër të
parruar dhe të shkurtër. Pajisja ka një sistem të
integruar vakuumi që mbledh qimet e prera të
mjekrës, për një qethje më të pastër.
Sistemi i vakuumit aktivizohet automatikisht sapo
ndizni pajisjen.
Shënim: Fikeni dhe pastrojeni pajisjen pas çdo
përdorimi.
Ndezja dhe fikja e pajisjes
Shtypni një herë butonin e ndezjes/fikjes për ta
ndezur ose fikur (Fig. 8) pajisjen.
Shkurtimi pa krehër
-
Pajisjen mund ta përdorni pa krehër mjekre,
për shkurtim të flokëve më pranë lëkurës ose për
të konturuar vijën e qafës dhe favoritat.
Për t'i shkurtuar qimet më pranë lëkurës,
vendoseni anën e rrafshët të kokës shkurtuese
mbi lëkurë dhe përsëritni lëvizjet në drejtimin
(Fig. 9) e dëshiruar.
-
Për konturim mbajeni kokën shkurtuese pingul
me lëkurën dhe lëvizeni për lart ose poshtë me
shtypje (Fig. 10) të lehtë.
-
Mund të përdorni shkurtuesin e precizionit për
të krijuar vija dhe konture të imëta sipas stilit të
fytyrës tuaj, më pranë lëkurës (Fig. 11). Thjesht
hiqeni (Fig. 12) drejtpërdrejt elementin prerës dhe
futni shkurtuesin (Fig. 13) e precizionit.
Shkurtimi me krehër
Shënim: Kur shkurtoni për herë të parë, filloni në
opsionin më të gjatë për t'u mësuar fillimisht me
pajisjen.
-
Mund të përdorni krehrin e mjekrës të montuar
tek elementi prerës, për të rregulluar mjekrën dhe
mustaqet sipas stilit të preferuar.
Për krehrin e mjekrës, mund ta rrotulloni rrotullën
zmadhuese për të zgjedhur midis
20 opsioneve të gjatësisë nga 0,5 mm deri në
10 mm në hapa nga 0,5 mm (Fig. 6).
-
Mund të përdorni shkurtuesin e precizionit me
krehrin e imët të montuar, për shkurtim prezicioni
të favoritave, mustaqeve ose mjekrës (Fig. 14).
Shënim: Fikeni dhe pastrojeni pajisjen pas çdo
përdorimi.
1
Montoni krehrin (Fig. 15) e imët ose krehrin e
mjekrës në pajisje (Fig. 16).
2
Ndizeni pajisjen.
3
Për një shkurtim më efikas, lëvizeni pajisjen
përkundër drejtimit (Fig. 17) të rritjes së qimeve.
Sigurohuni që sipërfaqja e krehrit të qëndrojë në
kontakt me lëkurën.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pastrimi i pajisjes
Shënim: Vetëm elementi prerës dhe krehri mund të
pastrohen me ujë.
Ju këshillojmë ta zbrazni folenë e mbledhjes së
qimeve pas çdo seance shkurtimi. Kur shkurtoni
mjekra të gjata dhe të dendura mund dhe të jetë e
nevojshme ta zbrazni folenë e mbledhjes së qimeve
gjatë seancës së shkurtimit, për të ruajtur efikasitet
optimal të thithjes.
1
Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
2
Fshijeni e pajisjen nga jashtë me leckë të thatë.
3
Hiqeni krehrin (Fig. 18) dhe pastrojeni me furçë
pastrimi dhe/ose shpëlajeni në rubinet (Fig. 19).
4
Hiqeni elementin prerës dhe pastrojeni në
rubinet (Fig. 20). Shkundeni ujin e mbetur mbi të
dhe lëreni të thahet plotësisht.
Kujdes: Mos e thani kurrë elementin prerës
me peshqir apo lecka, pasi mund të dëmtoni
dhëmbët prerës.
5
Shkundini ose fshijini me furçë qimet e
mbledhura në folenë (Fig. 21) e qimeve.

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Bt7210/15