Kryerja E Konfigurimit Fillestar; Përdorimi I Pulti I Televizorit - Samsung QE43Q64R User Manual

Qled
Hide thumbs Also See for QE43Q64R:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

04 Kryerja e konfigurimit fillestar

Herën e parë që ndizni televizorin, fillon menjëherë konfigurimi fillestar. Konfigurimi fillestar lejon
konfigurimin e cilësimeve bazë të funksionimit të televizorit, si p.sh. marrjen e transmetimeve, kërkimin e
kanaleve dhe lidhjen e rrjetit, të gjitha bashkë.
• Përpara nisjes së konfigurimit fillestar, sigurohuni të lidhni fillimisht pajisjet e jashtme.
• Për të përdorur funksionet inteligjente të televizorit, ky duhet të lidhet me internetin.
• Për të kryer konfigurimin fillestar me anë të aplikacionit SmartThings, duhet të lidhni pajisjen celulare
nëpërmjet "Wi-Fi".
• Nëse nuk shfaqet vetiu dritarja e konfigurimit në aplikacionin SmartThings në pajisjen tuaj celulare,
vijojeni konfigurimin manualisht pasi të shtoni televizorin me anë të Shto pajisje në panelin e aplikacionit
SmartThings.
• Aplikacioni SmartThings ofrohet për pajisje që punojnë me "Android 6.0" e lart ose "iOS 10" e lart.
• Mund të ketë zhurmë të përkohshme kur televizori komunikon me pajisjet celulare.
Mund dhe ta nisni konfigurimin fillestar me anë të menysë së televizorit (
> Rivend.).
Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekranin fillestar dhe konfiguroni cilësimet bazë të televizorit për t'iu përshtatur
mjedisit tuaj të shikimit.
Përdorimi i Pulti i televizorit
Televizorin mund ta ndizni me butonin Pulti i televizorit në pjesën e poshtme të televizorit dhe më pas
përdorni Menyja e komandimit. Menyja e komandimit shfaqet kur shtypet butoni Pulti i televizorit ndërkohë që
televizori është ndezur. Për më shumë informacion rreth përdorimit të saj, shihni figurën më poshtë.
• Ekrani mund të errësohet nëse nuk hiqet shtresa mbrojtëse në stemën "SAMSUNG" ose në pjesën e
poshtme të televizorit. Hiqni membranën mbrojtëse.
Shqip - 12
Menyja e komandimit
: Fik
: Kan. lart
: Kan. poshtë
Butoni i Pulti i televizorit / sensori i telekomandës
Shtyp: Lëviz
Shtyp dhe mbaj: Zgjidh
Butoni Pulti i televizorit ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit.
>
Cilësimet > Të përgjithshme
: Vol. lart
: Vol. poshtë
: Burimi

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents