Shqip - Philips Performer Ultimate FC8956 Manual

Hide thumbs Also See for Performer Ultimate FC8956:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja
që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në www.philips.com/welcome.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe ruajeni për
referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Asnjëherë mos thithni me fshesë ujë apo lëndë të tjera të lëngshme ose të djegshme apo hi të
nxehtë.
Paralajmërim
- Kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje korrespondon me tensionin lokal përpara se të lidheni
me pajisjen.
- Nëse është dëmtuar kordoni i rrymës ose pajisja vetë është e dëmtuar, mos e përdorni pajisjen.
- Nëse kordoni i rrymës është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga Philips, një qendër shërbimi e
autorizuar nga Philips ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur rreziqet.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen për
ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Fëmijët nuk
duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
- Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së pajisjes.
- Mos e drejtoni zorrën, tubin apo ndonjë aksesor tjetër drejt syve apo veshëve dhe as mos e
vendosni në gojë.
Kujdes
- Asnjëherë mos e përdorni pajisjen pa filtrin mbrojtës të motorit (që ndodhet në ndarjen e qeses së
pluhurit). Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e pajisjes.
- Përdorni vetëm qeset njëpërdorimëshe s-bag® të Philips ose qesen e ripërdorshme të pluhurit.
Përdorimi i llojeve apo markave të tjera të qeseve të pluhurit shkakton dëmtim të fshesës.
- Grykëza TriActive LED përmban drita LED. Mos shikoni direkt te burimi i dritës (Fig. 1).
- Mos i drejtoni dritat LED direkt te sytë e njerëzve ose kafshëve.
- Mos e përdorni grykëzën CarpetClean në dysheme të forta, sepse kjo mund të shkaktojë gërvishtje.
- Mos i pastroni grykëzat me ujë ose agjent pastrues.
- Për të garantuar kapjen optimale të pluhurit dhe performancën optimale të fshesës, gjithmonë
zëvendësojini filtrat me filtra origjinalë Philips të llojit të duhur (shihni kapitullin "Porositja e
aksesorëve").
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 84 dB(A)
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj
fushave elektromagnetike.

Shqip

Shqip
33

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents