Informacioni Për Sigurinë - Samsung POWERbot SR20J90U Series Quick Reference Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2
Informacioni për sigurinë
PARALAJMËRIM
• Para se ta vini pajisjen në punë, lexojeni me
kujdes këtë manual dhe ruajeni për referencë.
PARALAJMËRIM
• Duke qenë se udhëzimet e mëposhtme të
përdorimit mbulojnë modele të ndryshme,
karakteristikat e fshesës tuaj me korrent mund
të ndryshojnë disi nga çfarë përshkruhet në këtë
manual.
Simbolet e përdorura paralajmëruese/të
kujdesit
PARALAJMËRIM
Tregon se ka rrezik vdekjeje ose lëndimi të rëndë.
KUJDES
Tregon se ka rrezik lëndimi personal ose dëmtimi
material.
Simbole të tjera të përdorura
SHËNIM
Tregon se teksti në vijim përmban informacion të
rëndësishëm shtesë.
SR9000_Q_guide_13ge_00750A-01_GE.indb 3
-1
Informacioni për sigurinë
Shqip-3
Udhëzime të rëndësishme sigurie
Kur përdorni pajisje elektrike, duhet të ndiqni masat
bazë të sigurisë, duke përfshirë si vijon:
Lexojini të gjitha udhëzimet përpara se të
përdorni fshesën robotike me korrent.
Hiqeni ngarkuesin (bazën) nga priza kur nuk është
në përdorim dhe para kryerjes së mirëmbajtjes.
PARALAJMËRIM
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, të goditjeve
elektrike ose të lëndimit:
Të përgjithshme
• Përdoreni vetëm ashtu siç përshkruhet në këtë
manual.
• Mos e përdorni "POWERbot" apo ngarkuesin/
platformën nëse është dëmtuar në ndonjë
mënyrë.
• Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç
duhet, është rrëzuar, është dëmtuar, është lënë
jashtë shtëpisë ose ka rënë në ujë, kthejeni në
qendrën e kujdesit për klientin.
• Mos e kapni me duar të lagura ngarkuesin/
platformën ose "POWERbot".
• Përdoreni vetëm në sipërfaqe të thata dhe në
mjedise të brendshme.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi
të reduktuara fizike, ndijore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe njohurish
nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje
me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse i
kuptojnë rreziqet e mundshme.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi
dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet kryer
nga fëmijët pa mbikëqyrje.
2016-07-19 오후 6:22:55

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Powerbot sr20k9000u seriesPowerbot sr20j90w series

Table of Contents