Makita UX01G Instruction Manual page 36

Cordless multi function power head
Hide thumbs Also See for UX01G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
8.
Mos e përdorni veglën kur ka mot të keq ose
kur ka rrezik rrufesh.
9.
Gjatë përdorimit, mbajeni veglën gjithmonë me
të dyja duart. Mos e mbani kurrë veglën vetëm
me një dorë gjatë përdorimit.
10. Gjatë përdorimit, përdorni rripin e krahut.
Mbajeni fort veglën në anën tuaj të djathtë.
Mos e prekni kutinë e ingranazheve gjatë dhe
11.
menjëherë pas përdorimit. Kutia e ingranazheve
nxehet gjatë përdorimit dhe mund të shkaktojë
lëndime nga djegia.
12. Bëni pushim për të parandaluar humbjen
e kontrollit për shkak të lodhjes. Ne
rekomandojmë që të bëni 10 deri në 20 minuta
pushim pas çdo ore.
13. Kur e përdorni veglën në tokë me baltë,
pjerrësi të lagur, ose vend të lagur, kushtojini
kujdes vendosjes së këmbëve.
14. Shmangni punën në mjedise të
papërshtatshme ku përdoruesi mund të lodhet
së tepërmi.
15. Mos e përdorni veglën në mot të keq ku
shikueshmëria është e kufizuar. Nëse nuk veproni
kështu mund të shkaktohet rrëzim ose funksionim i
pasaktë për shkak të shikueshmërisë së ulët.
16. Mos e zhytni veglën në pellgje.
17. Mos e lini veglën të pamonitoruar përjashta në
shi.
18. Kur në grykën e thithjes (dritarja e ajrosjes)
ngjiten gjethe ose papastërti për shkak të
shiut, hiqini ato.
19. Mos e përdorni veglën në borë.
Veglat prerëse
1.
Gjatë përdorimit të disqeve prerëse, shmangni
zmbrapsjen dhe përgatituni gjithmonë për
zmbrapsje aksidentale. Shihni seksionin për
zmbrapsjen.
2.
Kur nuk e përdorni, vendosni kapakun e diskut
mbi disk. Hiqni kapakun përpara përdorimit.
Zmbrapsja (shtytja e diskut)
1.
Zmbrapsja (shtytja e diskut) është një reagim
i papritur i diskut prerës të ngecur ose të
bllokuar. Kur kjo ndodh, vegla shtyhet me
forcë të madhe anash ose drejt përdoruesit
dhe mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
Zmbrapsja ndodh veçanërisht kur përdoret
2.
segmenti i diskut ndërmjet pozicionit të orës
12 dhe 2 për objektet e forta, shkurret dhe
pemët me diametër 3 cm ose më të madh.
► Fig.2
3.
Për të shmangur zmbrapsjen:
Vendosni segmentin ndërmjet pozicionit
1.
të orës 8 dhe 11.
2.
Mos e vendosni asnjëherë segmentin
ndërmjet pozicionit të orës 12 dhe 2.
3.
Asnjëherë mos e vendosni segmentin
ndërmjet pozicionit të orës 11 dhe 12 dhe
mes 2 dhe 5, përveç rastit kur përdoruesi
është i trajnuar mirë dhe me përvojë dhe
e kryen këtë veprim me përgjegjësinë e
tij/saj të plotë.
4.
Mos i përdorni asnjëherë disqet prerëse
pranë objekteve të forta, si gardhet,
muret, trungjet e pemëve dhe gurët.
5.
Mos i përdorni asnjëherë disqet prerëse
vertikalisht për veprime si rregullimi i
cepave dhe prerja e gardheve.
► Fig.3
Dridhja
1.
Individët me probleme në qarkullimin e gjakut
që i ekspozohen dridhjeve të tepërta mund
të pësojnë dëmtime të enëve të gjakut ose në
sistemin nervor. Dridhjet mund të shkaktojnë
simptomat e mëposhtme në gishta, duar ose kyçe:
"Gjumë" (mpirje), therje, dhimbje, ndjesi shpuese,
ndryshim të ngjyrës së lëkurës ose të vetë lëkurës.
Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto simptoma, shkoni
te mjeku!
2.
Për të ulur rrezikun e "sëmundjes së dridhjeve
të shpeshta", mbajini duart të ngrohta gjatë
përdorimit dhe mirëmbajeni veglën dhe
aksesorët.
Transporti
1.
Përpara se të transportoni veglën, fikeni atë
dhe hiqni kutinë e baterisë. Vendosni kapakun
në diskun prerës.
Mirëmbajtja
1.
Përpara se të kryeni ndonjë shërbim
mirëmbajtjeje, riparimi ose pastrimi, fikeni
gjithmonë veglën dhe hiqni kutinë e baterisë.
2.
Kur prekni një fletë prerësi, mbani gjithmonë
doreza dhe vendosni kapakun e fletës mbi
fletë.
3.
Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj
dhe graso. Mbajini të pastra nga mbeturinat të
gjitha hyrjet e ajrit të ftohjes.
Mos e lani veglën me ujë me presion të lartë.
4.
5.
Kur lani veglën, mos lini ujin që të hyjë në
mekanizmin elektrik si p.sh. në bateri, motor
dhe terminale.
6.
Kryeni inspektimin ose mirëmbajtjen në një
vend ku mund të shmanget shiu.
7.
Pas përdorimit të veglës, hiqni papastërtitë
që i janë ngjitur dhe thajeni veglën plotësisht
përpara se ta magazinoni. Në varësi të stinës
ose të zonës, ekziston rreziku i keqfunksionimit
për shkak të ngricës.
Magazinimi
Përpara se ta magazinoni veglën, pastrojeni
1.
tërësisht dhe kryeni shërbimet e mirëmbajtjes.
Hiqni kutinë e baterisë. Vendosni kapakun në
diskun prerës.
2.
Ruajeni veglën në një vend të thatë dhe të lartë
ose të mbyllur, larg fëmijëve.
3.
Kur magazinoni veglën, shmangni dritën e
drejtpërdrejtë të diellit dhe shiun, dhe ruajeni
në një vend ku nuk nxehet apo njomet.
36 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ux01gz01Ux01gz

Table of Contents