Makita DKP181 Instruction Manual page 37

Cordless planer
Hide thumbs Also See for DKP181:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i thellësisë së prerjes
KUJDES:
Sigurohuni që fletët të ndalojnë
plotësisht përpara rregullimit të thellësisë së
prerjes.
Thellësia e prerjes mund të rregullohet vetëm duke
rrotulluar dorezën në pjesën e përparme të veglës
në mënyrë të tillë që treguesi të tregojë thellësinë e
dëshiruar të prerjes.
► Fig.4: 1. Treguesi 2. Çelësi
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
kutinë e baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë
nëse çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
PARALAJMËRIM:
forcë butonin e zhbllokimit duke e goditur ose
në ndonjë mënyrë tjetër. Një çelës me një buton
zhbllokimi të sforcuar mund të çojë në ndezje të
paqëllimshme dhe lëndime personale të rënda.
PARALAJMËRIM:
përdorni veglën nëse ndizet kur thjesht tërhiqni
këmbëzën e çelësit, pa shtypur butonin e
bllokimit. Një çelës që ka nevojë të riparohet mund
të çojë në ndezje të paqëllimshme dhe lëndime
personale të rënda. Çojeni veglën në qendrën
e shërbimit të Makita-s për riparimet e duhura
PËRPARA përdorimit të mëtejshëm.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës
së çelësit, vegla është pajisur me një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën lëshoni butonin e zhbllokimit
dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e
çelësit për ta fikur.
► Fig.5: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i bllokimit
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa shtypur butonin e zhbllokimit. Kjo mund të
shkaktojë thyerjen e çelësit.
Funksioni i ndryshimit automatik të
shpejtësisë
Kjo vegël ka "regjimin e shpejtësisë së lartë" dhe
"regjimin e forcës së lartë rrotulluese".
Vegla e ndryshon regjimin e punës në mënyrë
automatike në varësi të ngarkesës së punës. Kur
ngarkesa e punës është e ulët, vegla do të funksionojë
në "regjimin e shpejtësisë së lartë" për veprim prerës
më të shpejtë. Kur ngarkesa e punës është e lartë,
vegla do të funksionojë në "regjimin e forcës së lartë
rrotulluese" për funksionim prerjeje më të fuqishëm.
► Fig.6: 1. Treguesi i regjimit
Treguesi i regjimit ndizet në të gjelbër kur vegla është
në "regjimin e forcës së lartë rrotulluese".
Nëse vegla përdoret me ngarkesë të tepërt, treguesi i
regjimit do të pulsojë në të gjelbër. Treguesi i regjimit
ndalon së pulsuari dhe më pas ndizet ose fiket nëse
reduktoni ngarkesën në vegël.
Përpara se ta vendosni
Mos e shtyni KURRË me
ASNJËHERË mos e
Gjendja e treguesit të regjimit
Ndezur
Këmba
Pas një pune prerjeje, ngrini anën e pasme të veglës
dhe një këmbë do të dalë nën nivelin e bazës së pasme.
Kjo parandalon dëmtimin e thikave të zdrukthimit.
► Fig.7: 1. Thika e makinës së zdrukthimit 2. Baza e
pasme 3. Këmba
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Ruajtja e çelësit me tub
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin me tub ruajeni siç
tregohet në figurë që të mos ju humbë.
► Fig.8: 1. Çelësi me tub
Heqja ose instalimi i thikave të
zdrukthimit
KUJDES:
Shtrëngoni me kujdes bulonat për
instalimin e thikave kur bashkëngjisni thikat
me veglën. Kontrolloni gjithmonë nëse janë
shtrënguar sa duhet. Një bulon instalimi i liruar
mund të jetë me rrezik.
KUJDES:
Mbajini fletët me shumë kujdes.
Përdorni doreza ose rrecka për të mbrojtur gishtat
ose duart tuaja kur hiqni ose instaloni thikat.
KUJDES:
Përdorni vetëm çelësa Makita për
instalimin apo heqjen e thikave. Mospërdorimi i
këtyre çelësave mund të çojë në mbishtrëngim ose
shtrëngim jo të mjaftueshëm të bulonave të instalimit.
Kjo mund të shkaktojë lëndim trupor.
VINI RE:
Për të instaluar thikat e makinës së
zdrukthimit, në fillim pastroni të gjitha ashklat ose
mbetjet e huaja që kanë mbetur në tambur ose
thikat e makinës së zdrukthimit. Përdorni thika
makine zdrukthimi me të njëjtat dimensione dhe
peshë, përndryshe do të keni luhatje/dridhje të
tamburit duke shkaktuar zdrukthim të dobët dhe
prishje të veglës.
37 ALBANIAN
Fikur
Duke
pulsuar
forcës së lartë
mbingarkesës
Regjimi i
funksionimit
Regjimi i
shpejtësisë
së lartë
Regjimi i
rrotulluese
Sinjalizimi i

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents