Problemi
Kur përdor fshesën me
korrent, ndonjëherë ndiej
goditje elektriciteti statik.
Shkaku i mundshëm
Furça rrotulluese bllokohet me
pëlhura ose sipërfaqe gjatë
pastrimit.
Furça rrotulluese nuk është
futur siç duhet në furçën e
vogël Turbo.
Fshesa grumbullon elektricitet
statik. Sa më e ulët të jetë
lagështira e ajrit, aq më shumë
grumbullon pajisja elektricitet
statik.
Keni pastruar pluhur dhe
papastërti. Kjo shkakton
gjithashtu elektricitet statik.
Zgjidhja
Mbajeni furçën e vogël Turbo të puthitur
me sipërfaqen dhe mos e shtyni drejt
sipërfaqeve të buta.
Sigurohuni që furça rrotulluese dhe furça e
vogël Turbo të jenë lidhur siç duhet dhe që
të mos ketë hapësirë mes pjesëve (shihni
manualin e përdorimit).
Shkarkojeni pajisjen duke e mbajtur
shpesh tubin kundrejt objekteve të tjera
metalike në dhomë (për shembull këmbët
e një tavoline apo karrigeje etj.). Mund të
rrisni gjithashtu nivelin e lagështirës së ajrit
në dhomë.
Zbrazeni enën e pluhurit dhe pastrojeni
filtrin (Fig. 7) sipas udhëzimeve në
manualin e përdorimit.
Shqip
73