Eliminimi I Duhur I Këtij Produkti (Pajisje Elektrike Dhe Elektronike Për T'u Flakur); Funksioni Automatik I Kursimit Të Energjisë; Instalimi; Çfarë Përfshihet - Samsung NV70K1340BS/OL User & Installation Manual

Table of Contents

Advertisement

Udhëzimet e sigurisë
Eliminimi i duhur i këtij produkti
(pajisje elektrike dhe elektronike për t'u flakur)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë,
tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh.
ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me
mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për
të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit
njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi
ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini
ato në mënyrë të përgjegjshme për të promovuar ripërdorimin e
qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë
ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për
hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të
sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre
dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky
produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen
me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
Për informacion mbi zotimet mjedisore të "Samsung" dhe detyrimet rregullatore
specifike për produktin, p.sh. "REACH", vizitoni: samsung.com/uk/aboutsamsung/
samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html
Funksioni automatik i kursimit të energjisë
• Kur pajisja është në punë, nëse nuk jepni asnjë komandë për njëfarë kohe, do të ndalojë
dhe do të kalojë në gjendje pritjeje.
6 Shqip
NV70K1340BS_OL_DG68-00764A_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 6

Instalimi

PARALAJMËRIM
Furra duhet të instalohet nga një teknik i kualifikuar. Instaluesi është përgjegjës për
lidhjen e furrës me rrjetin elektrik, duke zbatuar rregulloret përkatëse të sigurisë së
zonës suaj.
Çfarë përfshihet
Sigurohuni që në paketimin e produktit të jenë përfshirë të gjitha pjesët dhe aksesorët.
Nëse keni probleme me furrën apo aksesorët, kontaktoni shitësin ose qendrën lokale të
shërbimit "Samsung".
Pamje përgjithshme e furrës
01
02
03
01 Paneli i kontrollit
02 Doreza e derës
03 Dera
2018-12-04 AM 9:46:03

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents