Masat Paraprake - Tesla 32T303BHS User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
ALB
HYRJE

Masat paraprake

Lexojini të gjitha udhëzimet përpara se të përdorni televizorin. Ruajeni këtë manual me udhëzime në një vend të sigurt, për
ta përdorur në të ardhmen.
Produkti
• Mos i bllokoni dhe mos i mbuloni hapjet e ventilimit në anën e pasme të televizorit.
• Mos fusni sende të asnjë lloji në vendet e hapura dhe portat, meqenëse këto sende mund të bëjnë kontakt me pjesë që
përcjellin elektricitet ose të krijojnë qark të shkurtër, gjë që shkakton zjarr, shok elektrik ose dëmton pajisjen.
• Mos u përpiqni të hapni televizorin sepse mund ta dëmtoni. Brenda televizorit nuk ka pjesë që ju do të mund t'i riparonit
vetë. Për të riparuar televizorin, drejtojuni personave të kualifikuar.
• Mos e prekni me gishta sipërfaqen e ekranit sepse kështu mund ta gërvishtni ose dëmtoni atë.
• Mos shtypni mbi ekranin e televizorit asnjë objekt të fortë, sepse do ta dëmtoni rëndë ekranin.
Furnizimi me energji elektrike dhe priza
Hiqeni televizorin nga priza në këto kushte:
• Nëse nuk do ta përdorni televizorin për një kohë të gjatë;
• Nëse kordoni i spinës është i dëmtuar;
• Ndiqni udhëzimet për instalimin dhe përshtatjen e produktit. Azhurnojini cilësimet që mbulohen në këtë manual
udhëzues, meqenëse caktimi i gabuar i cilësimeve të tjera mund të shkaktojë dëme. Nëse ndodh kështu, hiqeni
televizorin nga priza dhe drejtojuni servisit.
• Nëse televizori ka pësuar goditje ose ka rënë në tokë dhe është dëmtuar.
Kablloja e korrentit dhe kablloja e sinjalit
• Mos vini asgjë mbi kabllon e korrentit dhe atë të sinjalit dhe mos i shkelni këto kabllo.
• Vendosini kabllot në mënyrë të tillë që të mos pengohet askush në to.
• Mos e tejngarkoni kabllon e korrentit ose prizën e energjisë elektrike.
• Mbajini larg lagështirës kabllon e korrentit dhe atë të sinjalit.
Vendi i përdorimit
• Mos e vendosni televizorin në ndonjë tavolinë ose mbajtëse të lëkundshme.
• Vendoseni televizorin në një vend ku ka ajrim të mirë.
• Mos e përdorni në zona të ftohta ose me lagështi. Mbrojeni televizorin nga mbinxehja.
• Mbajeni larg dritës së diellit.
• Aparati nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimit dhe spërkatlave të lëngjeve. Mos vendosni mbi televizor objekte të
mbushura me lëngje, siç janë vazot e luleve.
• Mos e përdorni televizorin në vende ku ka pluhur.
Pastrimi
• Pastrojeni pluhurin nga televizori duke fshirë ekranin dhe pjesën tjetër me një rrobë të butë e të pastër ose duke përdorur
ndonjë lëndë të posaçme për pastrim.
• Gjatë pastrimit, mos e shtypni fort ekranin.
• Mos përdorni ujë ose ndonjë pastrues tjetër kimik për ta pastruar ekranin, sepse kështu mund të dëmtoni sipërfaqen e tij.
Fiksimi i televizorit në mur
Kujdes: Për ta bërë këtë, duhen dy veta.
Për të garantuar që instalimi kryhet si duhet dhe pa rrezik, veproni sipas këtyre shënimeve:
• Kontrolloni nëse muri mund të mbajë peshën e televizorit dhe atë të mbajtëses që montohet në mur.
• Ndiqni udhëzimet e montimit, të cilat jepen në doracakun shoqërues të mbajtëses së murit.
• Sigurohuni të përdorni vetëm vida që janë të përshtatshme për materialin e murit.
• Sigurohuni që kabllot e televizorit të vendosen në mënyrë të tillë që të mos shkaktojnë rrezik që dikush të pengohet prej
tyre.
• Këtu vlejnë edhe të gjitha udhëzimet e tjera të sigurisë lidhur me televizorin tonë.
16

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

32t303shs

Table of Contents