Siguria; Udhëzime Paralajmëruese Për Përdorimin; Përdorimi Sipas Destinimit; Udhëzime Të Përgjithshme Për Sigurinë - Vaillant recoVAIR VAR 60/1 D Installation Instructions Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 31
1

Siguria

1.1
Udhëzime paralajmëruese për
përdorimin
Klasifikimi i udhëzimeve të paralajmërimeve
lidhur me veprimet
Udhëzimet operacionale janë shkallëzuar si
vijon me shenjat paralajmëruese dhe fjalët
sinjalizuese lidhur me rrezikun e mundshëm:
Shenja paralajmëruese dhe fjalë
sinjalizuese
Rrezik!
Rrezik jete ose rrezik dëmesh të
rënda në persona
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Paralajmërim!
Rrezik dëmesh të lehta në persona
Kujdes!
Rrezik dëmesh materiale ose
dëmesh për mjedisin
1.2
Përdorimi sipas destinimit
Një përdorim i papërshtatshëm ose jo sipas
destinimit mund të përbëjë rrezik për trupin
dhe jetën e përdoruesit ose palëve të treta,
ose dëmtim të produkteve dhe sendeve të
tjera me vlerë.
Produkti është projektuar vetëm për
ventilimin dhe ajrimin e dhomave të banimit.
Produkti mund të përdoret njëkohësisht
vetëm me oxhakë të pavarur nga ajri i
dhomës. Produkti duhet të përdoret vetëm
me filtrat e vendosur.
Produkti nuk është projektuar për ventilimin
dhe ajrimin e impianteve të pishinave. Për
shkak të nivelit të lartë të pluhurit, produkti
nuk lejohet të vihet në punë gjatë një faze
ndërtimi.
Përdorimi sipas destinimit përfshin:
– ndjekjen e udhëzimeve të bashkangjitura
të përdorimit, instalimit dhe mirëmbajtjes të
produktit si dhe komponentëve të tjerë të
pajisjes
– respektimi i gjithë kushteve të
inspektimeve dhe të mirëmbajtjes siç
përshkruhet në manual.
0020236694_05 recoVAIR Udhëzuesi i instalimit
Një përdorim ndryshe nga ai i përshkruar në
manualin bashkëngjitur ose një përdorim
jashtë destinimit që pëshkruhet, vlen si
përdorim jo sipas destinimit. Përdorimi jo
sipas destinimit është edhe çdo përdorim
komercial dhe industrial.
Kujdes!
Çdo përdorim abuziv është i ndaluar.
1.3
Udhëzime të përgjithshme për sigurinë
1.3.1 Rrezik nga kushtet e pamjaftueshme
Punimet e mëposhtme duhet të kryhen vetëm
nga teknikët profesionistë, të specializuar për
këtë:
– Montimi
– Çmontimi
– Instalimi
– Vënia në punë
– Riparimet
– Nxjerrja jashtë pune
▶ Respektoni gjithë udhëzimet që
shoqërojnë produktin.
▶ Veproni sipas gjendjes aktuale teknike.
▶ Respektoni direktivat, normat, ligjet dhe
rregulloret e tjera.
1.3.2 Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
goditjeje elektrike.
Përpara se të punoni në produkt:
▶ Vendoseni produktin pa tension, duke fikur
gjithë furnizimet me energji në gjithë polet
(separator elektrik me hapësirë kontakti
minimalisht 3 mm, p. sh. siguresa ose
çelësi mbrojtës i tubacionit).
▶ Siguroni që të mos rindizet.
▶ Kontrolloni që të mos ketë tension.
1.3.3 Rrezik helmimi nga puna
e njëkohshme me një oxhak të
varur nga ajri i dhomës
Nëse produkti përdoret njëkohësisht me një
oxhak të varur nga ajri i dhomës, nga oxhaku
mund të dalin tymra të rrezikshëm nëpër
dhomë.
Siguria 1
139

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Recovair var 60/1 dw

Table of Contents