Download Print this page

Udhëzimet Për Montimin; Instalimi - Bosch TR2000 Series Installation And Operating Instructions Manual

Hide thumbs Also See for TR2000 Series:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 7
Udhëzimet për montimin
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e më shumë
si dhe nga personat me aftësi të kufizuara trupore, ndijore ose
mendore, ose nga ata që nuk kanë njohuri ose eksperiencë, në rast se
monitorohen ose kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin dhe
i kuptojnë rreziqet që mund të shkaktohen. Fëmijët nuk duhet të
luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet të kryhet nga fëmijët e pamonitoruar.
• Mbajini fëmijët larg nga pajisja.
• Ju lutemi të mbikëqyrni fëmijët, për t`u siguruar që të mos luajnë me
pajisjen.
• Mikseri dhe tubi i ujit të ngrohtë mund të jetë i nxehtë. Informoni dhe
udhëzoni fëmijët si duhet.
• Mos përdorni solucione pastrimi të forta apo gërryese!
• Mos përdorni pastrues me avull.
• Pastrimi i smërçit i pajisjes duhet të kryhet vetëm nga një specialist i
kualifikuar.
Përgëzime për blerjen e kësaj pajisjeje BOSCH. Ju keni marrë një
produkt me cilësi të lartë që do ta përdorni padyshim me kënaqësi.
Lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi dhe udhëzimesh për
instalimin dhe më pas veproni sipas tyre! Ruajeni për t`ju referuar
në të ardhmen.
2
Udhëzimet për montimin
Montoni boilerin siç përshkruhet te kapitulli i ilustruar. Kini
parasysh udhëzimet në tekst.
2.1

Instalimi

Shpaketimi/heqja e kapakut (Fig. 1)
• Shpaketojeni pajisjen dhe kontrolloni për dëmtime nga transporti.
• Ju lutemi hidheni ambalazhin dhe nëse është e mundurnë një mënyrë
të ekologjike.
Përgatitjet për montimin (Fig. 2)
E rëndësishme: Përdorni vetëm paketën e montimit të marrë me
pajisjen.
• Mbyllni furnizimin me ujë. Lidhja elektrike (kablloja elektrike) duhet
të jetë e shkëputur nga rrjeti elektrik. Zhvidhosni siguresën ose fikni
automatin në kutinë shpërndarëse.
78
Fiksimi në mur (Fig. 3)
• Boileri duhet të fiksohet mirë në mur. Nëse duhet, sigurojeni pajisjen
me anë të vidhave të poshtme rregulluese.
• Distanca nga muri varion. Kjo lejon që të kompensoni çdo disnivel në
sipërfaqen e murit.
• Mbështjellja duhet të përputhet mirë rreth kabllos të lidhjes. Nëse
mbështjellja dëmtohet gjatë instalimit, vrimat duhet të izolohen
kundër ujit.
Lidhja e ujit (Fig. 4)
• Boileri duhet të jetë i ventiluar. Hapni plotësisht rubinetin e ujit të
ngrohtë që të nxjerrë ajrin dhe ujin plotësisht për 1 minutë.
• Kufizuesi i shpejtësisë së rrjedhjes duhet të montohet në valvulën e
vjetër rregullatore të ujit.
Lidhja elektrike (Fig. 5)
• Terminali i lidhjes elektrike mund të vendoset sipër ose poshtë.
Veshja e kabllos së lidhjes duhet të zgjatet për të paktën 40 mm në
pajisje.
Shënim për montimin
• Montimi i pajisjeve pa spina të gatshme duhet të kryhet nga operatori
përkatës i shërbimit publik ose nga një kompani e specializuar dhe e
kualifikuar që mund t'ju ndihmojnë kur kërkoni miratimin e
kompanisë së shërbimit publik për montimin e pajisjes.
Ndezja (Fig. 6/7)
Pajisja është në përputhje me IEC 61000-3-12.
• Kur presioni i tubit të ujit është i ulët, kontrolloni nëse aktivizohet
parametri 2 edhe kur uji merret nga disa rubineta të ujit të ftohtë në
të njëjtën kohë. Nëse jo, hiqeni kufizuesin e rrjedhjes (referojuni in-
formacioneve shtesë 6,A).
• Shpjegojini përdoruesit funksionimin e boilerit.
Informacione shtesë (Fig. 6, A/B)
• Nëse presioni i ujit i sistemit të brendshëm është i ulët, mos e përdor-
ni boilerin me fuqi maksimale, por hiqni kufizuesin e rrjedhjes (A, 3).
• Qarku prioritar për përdorimin e kombinuar të boilerëve elektrikë me
ruajtje (B).
TR2000 | TR2000R – 6 720 876 014 (2018/04)

Hide quick links:

Advertisement

loading