Samsung 4 Series User Manual page 184

Hide thumbs Also See for 4 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE - MOS E HAPNI
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE,
MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK
KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI
PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.
Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë.
Është e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme
të produktit.
Ky simbol tregon se produkti përfshin
dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me
përdorimin dhe mirëmbajtjen.
Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme ose të poshtme shërbejnë për ajrimin e nevojshëm. Për të
garantuar funksionim të qëndrueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe hapësira nuk
duhet të bllokohen apo mbulohen kurrë.
- Mos e vendosni këtë pajisje në hapësirë të izoluar, si p.sh. në raft ose në dollap inkaso, nëse nuk kanë ajrimin e duhur.
- Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të
ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
- Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit në kuzhinë
ose makinës larëse, në sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa dashje, hiqeni nga priza dhe
kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar.
Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas
masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi mund të shkaktohet zjarr ose
goditje elektrike.
Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen mbi to. Kushtojuni
vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.
Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur lihet e pambikëqyrur dhe pa u përdorur për kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe
shkëputeni nga antena ose sistemi kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e linjës
elektrike.
Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me folenë e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i përcaktuar i ushqyesit (DC) të
korrespondojë me linjën lokale elektrike.
Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike.
Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga
tekniku i kualifikuar.
Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithnjë nga
spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza
dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit.
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 2
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme sigurie
(Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin.)
KUJDES
Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon se nuk
nevojitet lidhje sigurie me tokëzimin elektrik
(tokëzimi).
Tensioni AC: Ky simbol tregon se tensioni nominal i
shënuar me simbolin është tensioni AC
Tensioni DC: Ky simbol tregon se tensioni nominal i
shënuar me simbolin është tensioni DC.
Kujdes; drejtojuni udhëzimeve për përdorimin:
Ky simbol udhëzon përdoruesin që t'i drejtohet
manualit të përdorimit për informacion të
mëtejshëm në lidhje me sigurinë.
Shqip - 2
2016-07-11 오후 1:22:37

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents