Samsung RS7 Series User Manual page 133

Hide thumbs Also See for RS7 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kur përdorni Power Freeze (ngrirje me fuqi)
konsumi i energjisë së frigoriferit do të rritet.
Mos harroni ta fi kni kur të mos ju nevojitet
dhe ta ktheni ngrirësin në cilësimin fi llestar të
temperaturës.
Nëse ju nevojitet të ngrini një sasi të madhe
ushqimi, aktivizoni funksionin Power Freeze
(Ngrirje e fuqishme) të paktën 20 orë para.
Funksioni i fi kjes së ekranit
Për të kursyer energji, ekrani i panelit fi ket
automatikisht në kushtet e mëposhtme: Nëse nuk
shtypet asnjë buton, kur nuk hapen dyert ose kur nuk
është shtypur leva e shpërndarësit.
Megjithatë, ikona që tregon funksionin Vacation
(pushime) ose funksionin Cubed / Crushed / Ice Off
(kuba akulli/akull i shtypur/pa akull), qëndron ndezur.
Nëse shtypni një buton, hapni një derë ose shtypni
levën e shpërndarësit, ekrani i panelit do të ndizet
sërish. Përveç butonit Ice Type (lloji i akullit), të gjithë
butonat e funksioneve do të bëhen funksionalë pasi
ta hiqni gishtin nga butoni që keni shtypur aktualisht.
KONTROLLI I TEMPERATURËS
KONTROLLI I TEMPERATURËS SË
NGRIRËSIT
Temperatura e ngrirësit mund të vendoset ndërmjet
-15 °C (6 °F) dhe -23 ºC (-10 °F) për t'iu përshtatur
nevojave tuaja të veçanta. Shtypni vazhdimisht
butonin e ngrirësit derisa në ekranin e temperaturës,
të tregohet temperatura e dëshiruar. Mbani parasysh
se ushqimet si p.sh. akullorja mund të shkrijnë në
-16 ºC (4 °F).
Ekrani i temperaturës do të lëvizë në sekuenca nga
-15 °C (6 °F) dhe -23 ºC (-10 °F). Kur ekrani të arrijë
-16 ºC (6°F), ai do të fi llojë përsëri në -23 ºC (-10 °F).
Pesë sekonda pasi është vendosur temperatura e
re, ekrani do të shfaqë sërish temperaturën aktuale
të ngrirësit. Megjithatë, ky numër do të ndryshojë
ndërkohë që ngrirësi përshtatet me temperaturën e re
DA68-02710M-06.indb 25
DA68-02710M-06.indb 25
Kur e vendosni SHELF-BOTTOM (raftin e
poshtëm) në vend të sirtarit të poshtëm, SHELF-
BOTTOM (rafti i poshtëm) bëhet ndarje me dy
yje (të gjitha modelet). Mbrojtësja e derës së
poshtme në ngrirës është ndarja me dy yje.
(Modelet RSH7, RS77, RS7528, RS7527,
RS54H, RS57H). Pra, temperatura në ndarjet
me dy yje është pak më e lartë sesa në pjesën
tjetër të ngrirësit.
KONTROLLI I TEMPERATURËS SË
FRIGORIFERIT
Temperatura e frigoriferit mund të vendoset ndërmjet
7 ºC (46 °F) dhe 1 ºC (34 °F) për t'iu përshtatur
nevojave tuaja
të veçanta. Shtypni vazhdimisht butonin e frigoriferit
derisa në ekranin e temperaturës, të tregohet
temperatura e dëshiruar. Procesi i kontrollit të
temperaturës për frigoriferin funksionon njësoj si
procesi i ngrirësit. Shtypni butonin e frigoriferit
për ta vendosur temperaturën e dëshiruar. Pas
pak sekondash, frigoriferi do të fi llojë të gjurmojë
temperaturën e vendosur rishtas. Kjo do të
pasqyrohet në ekranin dixhital.
Temperatura e ngrirësit ose e frigoriferit mund të
rritet nga hapja shumë e shpeshtë e dyerve ose
nëse në secilën anë vendoset një sasi e madhe
me ushqim të ngrohtë ose të nxehtë. Kjo mund
të shkaktojë pulsimin e ekranit dixhital. Pasi
ngrirësi dhe frigoriferi të kthehen në temperaturat
e tyre normale të vendosura, pulsimi do të
ndalet. Nëse pulsimi vazhdon, ju mund të duhet
që ta "rivendosni" frigoriferin. Provoni ta hiqni
pajisjen nga priza, prisni rreth 10 minuta dhe
pastaj vendoseni përsëri në prizë.
Shqip - 25
2014. 1. 24.
2014. 1. 24.
10:07
10:07

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Rs54h seriesRs57h series

Table of Contents